13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 tetor 2022

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott më të cilin do të diskutojë aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja mbajnë konferencë për media. (Holli i objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes.ora 10:00)

- Hapet Festivali i Kafes dhe Çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, znj Vlora Spanca raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation organizojnë aktivitetin për lansimin e fushatës “ Gjithpërfshirje” për  të shënuar muajin Tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

- Shtyhet - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe nismën e komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 204, ora 14:00)   

- Vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”. (Podujevë, ora 15:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon gala mbrëmje ku marrin pjesë hotelierë e gastronomë. (Hotel “Holiday Resort” në Sllatinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 tetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 7:00)

- Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në ditën e tretë të tij, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton buxhetin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm të KFOR-it, Kosovafilm, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe delegacionin shoqërues. (Zyra e Krytarit Hyseni, ora 11:00)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vihet gurthemeli i Qendres se Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria. (Gjilan, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni viziton fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave “Bujana”. (Objekit i Fabrikës, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me kryeministrin Albin Kurti. (Zyra e kryetarit Hyseni, ora 14:00 - konferenca për media, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 9 tetor 2022

- Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond ora 9:15)

- Shënohet ceremonia shtetërore e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK). (Salla e sportit “1 Tetori” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 tetor 2022

- Fillon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:45)

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë  në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 1 tetor 2022

- Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. (Varrezat në Lagjen Arbëria, ora 9:00​)

- Bashkimi i Sindikatave te Parvarura te Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra e Studentëve Salla “1 Tetori”, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30

Ngjarjet e datës 29 shtator 2022

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- CBM përmes aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit mbështetur nga USAID në Kosovë organizon festivalin e pirjes së kafesë, për të nxitur natyrën fqinjësore në Mitrovicë. (Ura kryesore në Mitrovicë, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media, ku do të shpalosen rezultatet e sondazhit mbi këndvështrimin e qytetarëve për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Zyrat e KDI-së, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- People in Need në Kosovë organizon ceremonin e certifikimit “It Education”. (Restorantin Bujana në Gjilan, ora 11:00)

- CARE International dhe SHL Kosova - Projekti KYP organizon debat në kuadër të Kongresit Kombëtar Rinor me temë 'Si ti mbajmë të Rinjtë në Kosovë'. (Hapësirat e Kino Lumbardhit në Prizren, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. (Kabineti i Presidentes, ora 11:45 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:45 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë)

-  Manifesta 14 Prishtina publikon Manualin për Mësimdhënës "Zbulo Historinë Tënde: Manual për Kulturën Lokale". (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 16:00)

- Hapet ekspozita “Përtej” organizuar si projekt përbashkët i Galerisë Dodona dhe Qendrës për Dekontaminim Kulturor nga Beogradi 25 vite më përpara. (Project Space 17, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 28 shtator 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos. (Kabineti i kryetarit, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit bën publikimin e raportit “Shkatërrimi ekologjik - Koha të veprojmë” i cili paraqet gjendjen e mjedisit në Kosovë, në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian në kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit, të Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore - Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 10:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj.Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj. Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Shehu Academy në bashkëpunim me projektin e USAID organizon ngjarjen “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca e të Rinjve të Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave minimale të mësimdhënësve. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 10:00)

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencën rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 11:00)

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)​

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kyera gjatë luftës në Kosovë, dhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton Planin e punës së Komisionit, kërkesen për buxhetin e Komisionit dhe shqyrton termat e referencës për Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 23 shtator 2022

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, pret në takim një delegacion nga Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i udhëhequr nga kryetari i ASHSH-së Akademik Skënder Gjinushi ku edhe do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i Universiteti të Gjilanit, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe krytarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon tryezën për shënimin e Ditës së Turizmit. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Këshilli Organizues i Maratonës Prishtina 2022 do të mbaj konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 12:00)  

- Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani promovohen veprat "Djemtë e Ballofcit" dhe "Deti i Zi". (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjimin publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:30) 

Ngjarjet e datës 22 shtator 2022

 - Mbahet dita e dytë e edicionit të parë të samitit të Paqes dhe Demokracisë me temë “Building momentum for normalization of relations between Kosovo and Serbia”. (Hotel International, ora 9:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- UN Women organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve dhe certifikimit në ndërmarrësi të 26 grave nga komuna e Pejës.  (Salla e Sporteve “Karagaq”, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin për Anti Dopingun dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të "Ditës Ndërkombëtare pa Makina",  Kryeqyteti së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe me OJQ-në " Marakli t'Biciklave" organizojnë aktivitete gjatë gjithë ditës. (Para monumentit, “New Born”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast. (Kampin Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore më qëllim mësimin bazik të ngasjes së biçikletës duke u referuar në shenjëzimin adekuat dhe rregullat themelore të ngasjes. (Parku Taukbahqe, ora 14:00)

- Mbahet një protestë e qetë e Shoqatës Sindikale dhe zyrtarëve të MPJD-se lidhur me gjendjen ne MPJD. (Para objektit te MPJD-së, ora 12:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetin “Dita pa makina”. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 12:30)

 

Ngjarjet e datës 21 shtator 2022

- Mbahet edicioni i parë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë me temë “Building momentum for normalization of relations between Kosovo and Serbia”. (Hotel International, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton me përfaqësues të SBASHK lidhur me grevën e përgjithshme në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore nga ana e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial  në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë do të bëj homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Zhvllohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Naional në Hajvali, ora 10:30)

- Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr do të mbajnë Konferencë për Media pas hapjes së Samitit. (Hotel Emerlad, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë  sesionit vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Zhviillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 16:30)

 

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media në të cilën do të jetë prezente edhe drejtoresha e ETUCE znj.Susan Flocken. (Zyrët e SBASHK-ut, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 shtator 2022

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes formon grupin punues për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me titull “Regresi i drejtësisë civile” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë procedimit të rasteve gjyqësore civile gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencë ndërkombëtare me temën ‘’Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Auditorja e Përgjithëshme, znj.Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pavarur, për PVF-të e Zyres Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton Planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat mban konferencë të jashtëzakonshme. (Zyra e federatës sindikale, ora 11:00)

- Organizata jo-qeveritare “Nevo Koncepti” mban konferencën për media në të cilën do të prezantohen aktivitetet e projektit për promovimin e qeverisjes së mirë përmes angazhimit të shoqërisë civile në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit Rom në proceset vendimmarrëse në nivel lokal. (Zyret e OJQ “Nevo Koncepti” në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​(Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ora 12:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës Alain Giresse. (Hotel ‘Emerald, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim miraton raportin e punës së Komisionit për vitin 2022, të sesionit pranveror si dhe shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli viziton Korporatën Energjetike të Kosovës – Termocentralin Kosova A. (Termocentrali Kosova A, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, kandidatja për Kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për Vetëvendosje!, Behar Jashari bëjnë shpalosjen e platformës së kandidatit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

- OJQ Aktiv organizon koncertin e Mitrovicës Rock School. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 shtator 2022

- Organizata gjermane Education Unlimited organizon Kampin Veror të Fëmijëve në Prizren. (Hapësirat e Gjimnazit Loyola në Prizren)

- Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencën për lansimin e “Strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e veprimit të saj për vitet 2022-2024”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor. (Memoriali i Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim znj. Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e UN në Kosovë. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30)

- Misioni i OSBE-së do të prezanoj raportin për mënyrën se si trajtohen rastet e terrorizmit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 17 shtator 2022

- Grupi Respect Our Rights ROR organizon aktivitetin kryesor të fushatës vetëdijësuese për mosdiskriminim dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale “Teshat nuk m’definojnë”. (Sheshi “Skenderbeu”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovë bën përurimin e veprës "Ma shkretnuen zemrën" të Lulash Palushajt, me banim në SHBA. (Biblioteka kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Fondacioni Lumbardhi prezanton premierën botërore të veprës 'Monade' të kompozuar nga kompozitori, pianisti dhe poli-instrumentalisti Robert Bisha, ko-komisionuar nga Fondacioni Lumbardhi dhe Filharmonia e Kosovës. (Kino Lumbardh, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 16 shtator 2022

- Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Lipjanit organizon fillimin e  punimeve për ndërtimin e çerdheve të reja në fshatin Rufc i Ri. (Fshati Rufc, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe organizon publikimin e “Platformës Digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit”. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, ish Rektorati i UPZ, ora 10:00)

- Komuna e Lipjanit organizon fillimin e  punimeve për ndërtimin e çerdheve të reja në fshatin Shalë. (Fshati Shalë, ora 11:00)

- Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje mbahet një protestë me moto "Mos te ndodhe ma!". (Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ora 12:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, sot, nga ora 15:00, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 15 shtator 2022

- Lidhja e Pensionistëve të Kosovës organizon demostratë simbolike me moton, “Dinjitet për pensionistët”. (Hyrja e Kuvendit, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku edhe do të hap dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë kuvendin. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës së Demokracisë, Kuvendit hap Panairin e organizatave të shoqërisë civile si dhe organiyon një garë shahu nga persona të verbër. (Oborri i Kuvendit, ora 10:00)  

-  Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Misioni i OSBE-së organizon ceremoninë e dorëzim pranimit të Platformës Rinore të Kosovës. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 10:30)

- Zhvillohet ndeshja miqësore e vajzave Kosova U19  - Mali i Zi U19. (Kampi Nacional Hajvali, ora 11:00)

- Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore për Energjinë, Transportin dhe Mbrojtjen e Klimës organizon konferencën rajonale për media të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë me temë ''Promovimi i shkëmbimit rajonal për zbatimin e një plani të qëndrueshëm mbi lëvizshmërinë urbane në vendet e Ballkanit Perëndimor“. (https://us06web.zoom.us/webinar/register/WN_ckH3ss9pSWK8rj2mSZtDRA, ora 11:00)
 
- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës në Futsall para ndeshjes kualifikuese me Holandën. (Salla 1 Tetori, ora 11:00)

- Nisma për Ndryshim Paqësor organizon çmimin për media i cili do të vlerësojë shkrimet dhe storjet që trajtojnë bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe në Serbi. (Kafe librari Dit’e Nat’, Rruga Fazli Grajqevci nr. 5, ora 11:00)

- Instituti i Mjekësisë Ligjore, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX, organizojnë tryezë diskutimi në të cilën prezantohen arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani. (elia e FFK-së, ora 14:00)

- Kuvendi mban tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile me temë - Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. (Salla Plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 16:00)


Ngjarjet e datës 14 shtator 2022

 - Organizatorët e protestave "Mbrojtje për vajzat dhe gratë" që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Pranë Këshillit Prokurorial, ora 7:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në Handikos, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA - LDS. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Handikos në Veternik, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku më pas do të ketë prononcim për media dhe vizita në terren. (Zyra e Kryetarit, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore me të ftuar Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë dhe Hilmi Jashari ekspert, i autorizuar për këtë projektligj nga Komisioni, mbështetur nga UN WOMEN. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjesese për trajtimin e ujërave të ndotura, pasi sistemi është duke u sfiduar seriozisht nga hedhja e pecetave të lagura në guacat e tualetit të cilat bllokojnë pajisjet e impiantit. (Sheshi Nëna Terezë”, Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore e Prishtinës, salla 319, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media, ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Zyret qendrore të PSD-së, ora 13:00)

- Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore si donacion nga Qeveria e Japonisë ku do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë në Kosovë Keisuke Yamanaka, etj. (Spitali i Përgjithshëm,  Mitrovicë, ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e parë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30) 

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, me moton “Gra të fuqizuara, Shtet i fuqishëm" . (objekti i ish-ASK-së, afër Newborn ora 18.00) 

Ngjarjet e datës 13 shtator 2022

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillit Grevist të BSPK-së. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla-Schwarz, do të pres në aeroport presidenten e Hungarisë,​ znj.Katalin Novak. (Aeroporti Ndërkombëtar 'Adem Jashari', ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu pret me gardën ceremoniale Presidenten e Hungarisë, znj. Katalin Novák. (Sheshi “Ibrahim Rugova” ora 9:20 - Mediat duhet të jenë në Presidencë më së largu në ora 8:45)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi “Nijazi Azemi” në Viti, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e raportit “Liria e Lëvizjes në Tranzicion”. (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Red Bull Car Drift Show mban një Drift Show të cilin mund ta perjetojnë të gjithë adhuruesit e motorsportit. (Rruga Luan Haradinaj të New Born, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 12 shtator 2022

- Instituti Shkencor Kosovaro - Suedez mban ligjeratën e ekspertit norvegjez Josef Martinsen që ka qenë i angazhuar në UNHCR dhe është dëshmitarë i gjallë për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbanë konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, salla 914, ora 11:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon vendosjen e një flamuri të ri dhe ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan në nderim të vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe ndezja e qirinjëve. (Te shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 13:00)

- Federata e Volejbollit të Kosovës hedh shortin për Superligën A, meshkuj dhe femra, për sezonin e ri në ligën elitare të volejbollit kosovar. (Zyrët e Federatës së Volejbollit të Kosovës, ora 16:30)
 
 

Ngjarjet e datës 11 shtator 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Zv. Ambasadorja e SHBA-ve, Alyson Grunder, do të bëjnë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 10 shtator 2022

 - Rotary Club Peja me përkrahjen e Ambasadës Amerikane dhe Kampit Bondsteel, do të ndërtojë Memorialin “11 Shtatori” në Pejë në nderë të viktimave të 11 Shtatorit në New York. (Depoja e kompanisë “Elsa Group” në Fushë Kosovë, ora 9:30)
    

- Rreth 200 garues marrin pjesë në garën e vrapimit malor “Gjakova Trail 2022”. (Nisja nga Shkugëza, afër stadiumit të stërvitjeve të Vëllaznimit, Gjakovë, ora 10:00)


- OJQ Aktiv organizon në koncertin “Art band”. (Lokali Soho në Mitrovicën e Veriut, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 shtator 2022

- Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, me delegacionin e tij të lartë do të pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të nënshkruajnë Memorandumit të Bashkëpunimit. (Ministria e Mbrojtjes, ora 9:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)
 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon procesin e shkatërrimit të materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2021. (Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ora 11:00)  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)