Ngjarjet e datës 11 shtator 2019
- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në zbulimin e obeliskut kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 8:00)- Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, Komuna e Fushë Kosovës organizon larjen e pllatosë te sheshi Bill Clinton dhe vendosjen e flamurit të të ri, nga zjarrfikësit. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 8:10)
- Në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Fushë Kosovës do të mbahet një ligjërat 10 minutëshe për këtë akt terrorist ndaj aleatit tonë SHBA-së ku në njerën nga ligjeratat e mbajnë drejtori i Arsimit të Fushë Kosovës, Islam Shabani dhe kryetari i shoqatës "Miqtë e Amerikës", Agim Rexhepi. (Shkolla e Mesme "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e nediave e Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)
- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura për të prezantuar aktivitetet e saj. (Aleanca Franceze, ora 10:00)
- Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan, behët ndezja e qirinjëve para emrave të viktimave dhe hapet një ekspozitë me fotografi. (Sheshi Bill Klinton, ora 11:05)
Mbahet mbledhje përkujtimore për veteranin e UÇK-së dha asamleistit Astrit Thaçi. (Qendra e Kulturës Mensur Zyberaj në Rahovec, ora 12:00)
- Aleanca Franceze e Prishtinës mban konferencën për media në lidhje me ngjarjen kulturore “Nuit Blanche” qe do të mbahet në Prizren. (Aleanca Franceze, rruga Lah Nimani, ora 13:00)
- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon pret vizitorët te cilet mund të shkojnë për t’u informuar në lidhje me studimet universitare. (Aleanca Franceze, ora 17:00)