22 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020

 - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020

- Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Mbahet takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave. (ndërtesa e Qeverisë salla P38,  ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani marrin pjesë në manifestimin “ 31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”. (Miniera e Trepçës në Stantërg, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu do të pres në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z Philip Kosnett. (objekti kryesor i MPBAP-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite rekomandim për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. . (Objekti i KQZ-së, ora 15:30)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)  

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

 - Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Betonceli. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 -vetëm pamje)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45 -vetëm pamje)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi, pret në takim Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. (Kabineti i presidenitit, ora 11:20)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e  Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30- vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 14:15)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Selia e KQZ-së, ora 16:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona. (Zyra e Kryetarit, ora 16:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2020

- Në 12 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit nga në prani të dy udhëheqësve shtetërorë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. (Oborri i qeverisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon pritjen e mysafirëve për ndër të pavrësisë. (Zyra e Kryetarit Latifit, ora 8:00)

- Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e PDK-së, bëjnë homazhe në Prekaz, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial i Jasharajve, ora 8:30)

- Udhëheqës të Komunës së Skenderajt bëjnë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Rahovecit. (Rahovec, ora 09:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani vendosin kurora te kompleksi memorial Adem Jashari.
(Prekaz, ora 9:10)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Kompleksi Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 9:30)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Memorial i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, ora 9:30)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në 12 vjetorin e Pavrësisë. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historit Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani  vendosin kurora pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne nën kujdesin e Znj.Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë organizojnë hapjen e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe tek varrezat e qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë se Kosovës ku edhe do iu drejtohen me fjalë përshëndetëse trupave të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. (Objekti i Muzeut, ora 12:00)

- Komuna e Istogut organizon homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut . (Istog, ora 12:00)

- Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)

- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani merr pjesw nw prezantimin e Obeliskut Newborn me pamje të re. (Newborni tw Pallati i Rinisw, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon manifestimin qendror pë Pavarësinë. (Sheshi Adem Jashari në Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon program qendror festiv. (Qendra e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’, Rahovec, ora 13:00)
 
- Komuna e Istogut organizon programi festiv me këngë e valle për pavarësi. (Para Qendrës Kulturore në Istog, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon turnir në futboll të vogël të quajtur 'Kupa e Pavarësisë'. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon finalen e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit. (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec, ora 16:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 16:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit mban akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Organizohet pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës. (Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00)

- Kosovafilmi organizon Javen e filmit shqiptar në Prishtinë. (Kino ABC, ora 19:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Bryma e vdekjes”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2020

- Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon pastrimin e platos të sheshit Bill Clinton nga ana e zjarrfikësave të Prishtinës. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkorganizim të Drejtorisë për Arsim të Komunës së Fushë Kosovës dhe Gjimnazit "Hivzi Sulejmani", F. Kosovë vendosin e flamurin e ri si dhe kori i grave "Nexhmije Pagarusha", e këndon këngën "O vendi im". (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00 - konferenca me gazetarë, ora 11:10)

- Hapet ekspozita me fotografi me disa nga personalitetet që ndikuan që të arrihet Pavarësia e Kosovës dhe ekspozita me fotografi të vendosura në korniza si dhe me pas behet dhurimi i flamujve të Kosovës, ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, qytetarëve të rastit. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:15) 

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2020

- Universiteti i Prishtinës shënon 50 vjetorin e themelimit të tij me ceremoni solemne në të cilën të pranishëm do të jenë qeveritarë, rektorë nderkombetarë dhe vendorë, perfaqesues të misioneve diplomatike, donatorë e partnerë të tjerë. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komuna e Istogut për nder të Dymbëdhjetë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të hap ekspoziten tematike me eksponate arkeologjike dhe etnologjike. (Muzeu i qytetit, ora 13:00)
 
- Shënohet Dita e Flamurit për komunitetin ashkali. (Palestra e sporteve “Bill Cinton”, Ferizaj, ora 13:00)

- Mbahet aksion simbolik nga SKV për nderë të 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 13:50)

- Federata e Volejbollit e Kosovës shpall Laureatët për vitin 2019. (Teatri i Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, ora 17:00)

- Promovohet romani “Shtëpi prej kartoni”, nga autori Roland Spahiu. (Libraria Altera në Pizren, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 14 shkurt 2020

- Komuna e Gjilanit bën prezantimin e programit “Vrojtuesit e lagjes”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështretjen e subjekteve politike për muajin shkurt 2020, etj. (Selia e KQZ-se, ora 10:00)
 
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë organizon konferencën "Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi", ku do të publikohen gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë 'Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore'. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- CHwB Kosovo dhe IBPE Skopje organizojnë ekspozitën e projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitarare”. (Shtëpia e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 10:45)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën me temë “Publikimi i  raportit të monitorimit të Naric Kosova: Sfidat e procesit të njohjes së diplomave". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari Haziri mban ligjëratë para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” me temë “Shtet ndërtimi i Kosovës”, . (Universiteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë Analizën e Pulsit Publik për Pajtimin dhe Bashkëjetesën në Kosovë. (Zyrat e UNDP-së, ora 11:00)

- Për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit te Prishtinës do të promovohet libri “50 Vjet Universiteti i Prishtinës”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit inaguron Ambullanten e Mjekësisë Familjare në Llashticë. (Fshati Llashticë, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon “Javën e Prodhimeve Vendore 2020”, me rastin e Festës së 12 vjetorit të Pavarësisë se Republikës së Kosovës me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?  (Objekti i Viva Fresh Store në Veternik, ora 13:00)

- Mbahet diskutim publik me titull "Kush e rrëmbeu dialogun Sërbi-Kosovë?" si dhe promovohet edicioni i ri të i Perspektivave, një botim nga zyra rajonale e Fondacionit Heinrich Böll, selia në Beograd me titull "Kosova 1999-2019: Një Krizë e Pengjeve".  (Zyra e Kosovo 2.0, pas objektit të Furra Qerimi 1, ora 13:00)

- Për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Istogut organizon ekspozitë artistike të nxënësve të shkollave të komunës së Istogut. (Holli i Qendrës Kulturore në Istog, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit organizon tryezë diskutimi me Historian. (Biblioteka e qytetit “Sulejman Krasniqi”, ora 14:00)

 

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, mban konferencë për media në të cilën do të prezantohen aktivitetet për shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

 

Ngjarjet e datës 13 shkurt 2020

- Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku viziton punimet e deritanishme në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë. (Fshati Gllamnik, në afërsi të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, ora 9:30)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Mmbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit Komunal në shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu” mbanë konferencë në lidhje me realizimin e dokumentarit në fjalë. (Teatrit Kombëtar i Kosovës, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës mban konferencën e radhës të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës, me ç’rast do të diskutohet për “Universitetet, politikën dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit nënshkruan memorandum mirëkuptimit me organizatën GIZ. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton shkollën “Vesel Muja”. (Te Mihirt, afër Bresalcit, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e inaugurimit të palestrës në shkollën “Ibrahim Uruqi”, në Bresalc. (Bresalc, ora 11:45)

- Kolegji “Biznesi” organizon përurimin e librit “Hamleti: njeriu i hijeve". (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Suedisë, znj. Karin Hernmarck Ahliny. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku në rend të ditës është zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal në shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Në organizim të shtëpisë botuese “Orfeu” promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor  doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 13:30)

 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad. (Ndërtesa e Qeveris, ora 13:30)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 15:00)

- Kryeministri Albin Kurti  merr pjesë në shënimin e Ditës së Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Federata Kosovare e Atletikes organizon manifestimin sportiv të atletikës ”Laureatët e vitit– Gala Athletics2019”. (Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)

- Instituti KAF së bashku me partnerët ndërkombëtar nga SHBA, Britania e Madhe dhe Australia, organizon takim informues dhe seminar të vlefshëm për Edukim të Vazhdueshëm Profesional. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada Franceze prezantojnë videoklipin e këngës "Paris" nga këngëtarja dhe shkrimtarja Vlera Kastrati e cila publikoi në vitin 2019 kujtimet e saj autobiografike "Anatomia e shpirtit të një gruaje kosovare", e shoqëruar nga një përzgjedhje e 8 këngëve origjinale të saja të cilat ajo personalisht i ka kompozuar si dhe interpretuar. (Aleanca Franceze, ora 18:00)

- Bëhet promovimi i librit artistik Flirting With Leftovers, me autore KOJA, libër ky artistik i cili vjen si rezultat i punës hulumtuese dhe artistike që është bërë vitin e kaluar në objektin e braktisur i cili ndryshe njihet edhe si ish-restorant Marsi. (Hapësira e fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, ora 19:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Carmen”, me koreografi nga Natalia Osipova. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 12 shkurt 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

 - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe propozimet mbi temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:00)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe UN Women në partneritet me Institutin për Politikë Zhvillimi organizon tryezën me temë 'Fuqizimi i grave dhe vajzave përmes shkencës dhe teknologjisë'. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Keshilli për Kthimin e Pronave të Bellanicës protestojnë para qeverisë së Republikës së Kosovës. (Para qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e parë e dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi, që akuzohen padrejtësisht për veprën "Përgatitje e veprës terroriste". (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi pret në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati 11, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i Degës z.Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 -vetëm pamje) 

- Krytarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ((Kabineti i Krytares Osmani, ora 15:30 - vetëm pamje)

- Zyra Kombëtare të Auditimit organizon ceremoninë zyrtare për shënimin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit – INTOSAI. (Hotel Emerald, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 11 shkurt 2020

- Kryeministri Albin Kurti viziton Shqipërinë ku do të takohet me kryeministrin, Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 9:00)

- Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka takohet me shefën e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, ora 9:00 - vetëm pamje)

-  Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku viziton punimet në rrethrrotullimin e Veternikut. (Te ura në Veternik, ora 9:30)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” bën promovimin e Pullës Jubilare Postare prodhuar me rastin e 50 vjetorit të UP-së, aktivitet i cili do të organizohet në kuadër të “Javës së Universitetit”. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:00)

- Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan organizon 'Kick Off Meeting. (Universiteti i Gjilanit, ora 10:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mban seancë dëgjimore me kompanitë e derivateve të naftës, të cilat janë nën hetim nga AKK-ja lidhur me dyshimet për veprime anti-konkurruese. (Objekti i ish-Bankës së Lubjanës, ora 10:00 - mediet mund të marrin pamje në fillim të  takimit)

- Mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:10)

- Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi. (Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të UNICEF’it. (Zyra e krytarit Haziri, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë mbështetur nga UN Women organizon konferencën "Këmbëngulësia e Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë". (Bibloteka Qëndrore Universitare, të Instituti i Historisë, ora 11:00)

- Kolegji AAB në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane organizon ligjëratën speciale me ish kongresistin amerikan, Jerry Weller. (Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20)

- Komuna e Gjilanit mban konferencë për media lidhur me përfitimet e studentëve nga fondi “Pak nga ne, shumë për ata”. (Zyra e krytarit Haziri, ora 11:30)

- Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku edhe do te mbahet ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti. (Bashkia e Tiranës, ora 11:55)

- Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Selia e PD-së në Tiranë, ora 12:20)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësues të MMC nënshkruajnë memorandimin e mirëkuptimit për renovimin e disa shtëpive në Gjilan. (Zyra e krytarit Haziri, ora 12:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me udhëheqësit e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. (Zyra e kryetares Osmani, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca takohet me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombtar i Republikës së Italisë Luigi Di Maio. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Grupi parlamentar i AAK-së mban mbledhje tëjashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet nga Serbia. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S1, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. (Selia e KQZ-së, ora 14:30)
 
- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. (Zyra e kryetares Osmani, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. (Zyra e kryetares Osmani, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e së martës me temë: “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit Shqipëri - Kosovë: Çfarë mendojnë qytetarët?”. (Kafe Dit' e Nat', ora 17:00)

- Universitetin i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka kënaqësinë të ju ftoj në shfaqjen e dokumentarit “Universiteti”, i cili është realizuar për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. (Kino Armata, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 10 shkurt 2020

 - Gjykata Kushtetuese mban seancën dëgjimore publike në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për çështjen e “pamundësisë së parashtruesit të kërkesës, që birin e tij të ndjerë, i cili kishte vdekur në Suedi, ta regjistrojë në Regjistrin themeltar të të vdekurve në Kosovë”. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Në përvjetorin e 13-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007, Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe tek varri i Arben Xheladinit. (Varrezat në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13- vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, Arbëri, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Teatri Kombëtar në sheshin "Skënderbeu",  ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me propozimin për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, pret në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari Lutfi Haziri pret në takim karateistët  e klubit të karatesë Drita, Benjamin Shabani, Vesa Ibrahimi dhe Betim Maliqi, të cilët u stolisën me medaljen e bronztë, në Kampionatin Europian. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe tek varri i Mon Balaj në Podujevë. (varri i Mon Balaj në Podujevë, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varri i Mon Balajt, në 13- vjetorin e vdekjes së tij. (Podujevë, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt. (Bulevardi “Nënë Tereza”, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”. (Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë  në Kosovë, Çağrı Sakar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  15:00 - vetëm pamje)

- Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë koncert për nder të 50 vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2020

- Në ndërim për bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha mbahen homazhet për nder të saj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar për nder të këngtarës, Nexhmije Pagarusha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar duke parakaluar përgjatë sheshit “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” deri tek Hotel Grand. (Teatri Kombëtar, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2020

- Federata e Futbollit e Kosovësdo të fillojë fazen e dytë e projektit "Elite Youth Development Programme U15", ku do të marrin pjesë 160 talente të Regjionit të Prishtinës të ndarë në dy grupe. (Fusha "Prince" në lagjen Arbëri në kryeqytet, ora 9:00)

- Drejtësia Sot, platformë e krijuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si po trajtohet rasti i “Veteranët e rrejshëm” nga institucionet e sistemit të drejtësisë - Një reflektim mbi procesin e deritanishëm”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Akademia jCoders organizon panairin e krijimeve teknologjike nen garën Hackathon #7 në të cilin do të marrin pjesë rreth 240 nxënës të moshës 8 - 18 vjeq, me rreth 100 projekte me teknologi te ndryshme. (Ambientet e Fakultetit Teknik në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në homazhet në nderim të figurës së këngëtares, Nexhmije Pagarusha. (Teatri Kombëtar, ora 14:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me procesin e përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. (Selia e KQZ-së, ora 14:30) 

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton Komunën e Klinës. (Para objektit të Komunës së Klinës, pastaj viziton fshatin Stup, ora 8:15)

- Kryeministri Albin Kurti viziton Komunën e Istogut. (Para objektit të Komunës së Istogut, pastaj viziton “Agroprodukti” (fshati Sinajë), shkollën në fshatin Vrellë dhe shkollën në fshatin Kaliqan, ora 8:50)

- Kryeministri Albin Kurti viziton Komunën e Pejës. (Para objektit të Komunës së Pejës, pastaj viziton shkollën Ekonomike, ora 9:35)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën e diskutimit ku do të diskutohen gjetjet preliminare të raportit “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë” , i mbështetur nga skema Fulbright. (Qendra e Konferencave "Orion", ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencën nacionale që do të mbahet për të publikuar Raportin e Ndikimit të Procesit të Decentralizimit të Shërbimeve Sociale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF në Kosovë organizon lansimin e brendimit të vizitave në shtëpi, për shëndetin dhe mirëqeninen e nënave dhe fëmijëve, në komunën e Gjakovës. (Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjakovës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, objekti i ish-Rilindjes, kati 17, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me kancerin e qafës së mitrës e cila është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. (Hotel Gorenje, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti i Republikës së Kosovës lidhur me miratimin e rekomandimit për Presidentin lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari të nominuar nga radhët e Gjykatave Themelore për Anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do ta përurojë objektin e ri të shkollës fillore në fshatin Haxhaj. (Fshati Haxhaj, ora 13:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:45 - vetëm pamje)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës për fillimin e përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020. (Selia e KQZ-se, ora 15:00)

- Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës, në vazhdën e promovimit të procesit të Integrimit të Kosovës në NATO organizon Edicionin e Katërt të Universitetit Dimëror për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve Euro-Atlantike.



Ngjarjet e datës 6 shkurt 2020

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. (Qendra e Paraburgimit në Prizren, ora 10:00)

- OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temen “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”. (Kafiteri “Dit e Nat”, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së Ministrit të Integrimit Evropian ku Dhurata Hoxha dorëzon detyrën tek ministri i porsaemëruar i Integrimit Evropian, Blerim Reka. (Zyrat e  Ministrisë së Integrimit Evropian, në Sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të behët propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C-301, ora 11:00)
 
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e librit monografik me titull "Siguria Kolektive dhe dilemat rreth intervenimit humanitar ndërkombëtar" te autorit Dukagjin Leka. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 11:00)


- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, tek ministrja e zgjedhur e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik, Rozeta Hajdari. (Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, rruga “Luan Haradinaj” kati i 3-të objekti i MPJ-së, ora 11:30)

- Policia e Kosovës, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, ku zyrtarë të lartë të Departamentit të Hetimeve, do të japin detaje lidhur me operacionin policor të zhvilluar sot i cil ka rezultuar me arrestime e disa personave të dyshuar, prej tyre edhe persona zyrtarë. (Stacioni policor “Qendra“ në Prishtinë, ora 11:30)

- Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti" do te bëj përurimin e kabinetit të Informatikës dhe të Sallës së mbledhjeve të financuara nga KFOR-i turk në Kosovë. (Amfiteatrin  e Fakultetit Ekonomik, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani mban takim me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu. (Kabineti i kryetares, ora 13:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30 - vetëm pamje)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani mban takim me shefin e Zyrës Belge, Jean - Louis Servais. (Kabineti i kryetares, ora 14:00)

- Ish ministri Skender Reçica do të bëjë dorëzimin e kompetencave dhe përgjegjësive për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilat do të kalojnë nën kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, me të cilën tash e tutje do të udhëheqë ministrja, zonja Rozeta Hajdari. (Selia e MPMS-së, ora ora 15:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani mban takim me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić. (Kabineti i kryetares, ora 16:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu (Kabineti i krytares Osmani, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 5 shkurt 2020

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Komisonin Evropian oganizon trajnimin për zyrtarët qeveritarë dhe Pikave Kombëtare të Kontaktit për programin Kornizë të BE-së , “Horizon 2020”. (Ndërtesa e MAShT, kati 4, salla nr.2, ora 9:00)

- Për nder të 5 shkurtit - Ditës së dhurimit vullnetar të gjakut, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, mbahet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, tashmë tradicional. (Ratkoc, Rahovec, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e  Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e dorëzim pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes ku detyrën do ta dorëzon ministri aktual i Mbrojtjes, zoti Rrustem Berisha, tek ministri i ri, zoti Anton Çuni. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kabineti i kryeparalamentares Osmani, ora 11:00)

- Oda Ekonomike të Kosovës organizon takim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me barriera të natyrës administrative doganore, sistemit të taksave dhe procedurave, aspektet që lidhen me fushëveprimtarinë e AVUK, veçanërisht ato që lidhen me eksport/import/tranzit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të bëjë përurimin e  çerdhes së rindërtuar "Yllkat". (Objekti i çerdhes në rrugën "Afrim Loxha", ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt. (Kabineti i kryetares, ora 15:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm pamje)
 
- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me ambasadorin e të Italisë, Nicola Orlando. (Kabineti i kryeparalamentares Osmani, ora 13:00  - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimi i detyrës së pozitës së ministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës ku Kujtim Gashi do t’i dorëzojë detyrën ministres së re Vlora Dumoshi. (Kabineti i ministrit në Ministrinë e Kulturës, ora 13:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - pas takimit do të ketë konferencë për media)
 
- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani me ambasadorin Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot. (Kabineti i kryeparalamentares Osmani, ora 14:30  - vetëm pamje)

- Kryetari I komunës së Istogut, Haki Rugova merr pjesë në dorëzimin e donacionit të KFOR-it Italian për gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog. (Objekti i gjimnazit në Istog, ora 15:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,  László Márkusz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:15)
 
- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Natalie Apostolova. (Kabineti i kryeparalamentares Osmani, ora 15:30)

- Me rastin e edicionit “Nata e Ideve” Aleancën Franceze organizon konferencen "Bletët, mbrojtësit e të gjallëve"  e percjellur më pas me një debat me publikun qe do të mbahet në gjuhë frënge dhe gjuhë shqipe. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani organizon pritje për përfaqësuesit e mediave të akredituar në Kuvend. (Holli i Kuvendit, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 4 shkurt 2020

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett. (Kabineti i kryetares, ora 10:30) 

- Komuna e Gjilanit organizon konferencën me institucionet financiare dhe politikbërjen të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor.” (Salla e Kuvendit e Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, merr formalisht detyrën nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. (Zyra e Kryeministrit, ndërtesa kryesore e Qeverisë, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Lipjanit. (Amfiteatri i SHMP "Adem Gllavica", Lipjan.  ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do t’ia dorëzojë detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës organizojnë aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit me temë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë”. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës se Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut organizon akademi përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti, do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 12:15)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, viziton sot repartin e Neonatologjisë, ora 13:00)

- Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ia dorëzon detyrën, ministrit të ri, Glauk Konjufca. (Objekti i MPJ-së, ora 13:00)

- Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit do të bëjë shpërndarjen e fazës së pestë të mekanizmave bujqësorë për të gjithë fermerët përfitues të mekanizmave bujqësorë. (Rahovec, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri tek ministrja e zgjedhur e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX, ora 13:00) 

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000.  (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Komuna e Mitrovicës, ora 13:00)

- Bëhet dorëzim pranimi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i ministrit, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 13:00)

- Shoqata për Persona të Zhdukur në Klinë organizon akademinë përkujtimore për të zhdukurit në Komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Ferizajit. (Shkolla Fillore "Tefik Çanga", Ferizaj, ora 14:00)


- Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic tek Ministri i ri, Besian Mustafa. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

 

- Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30 - vetëm pamje)

 

- Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30 - vetëm pamje)
 

 

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2020

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Jean-Marie Bockel, anëtar i komisionit të Punëve të Jashtme të Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura të Francës. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 9:00)

- Zyra e BE-së, Univesriteti i Prishtinës dhe Shoqata e të Diplomuarve e Skemës së Profesionistëve organizojnë edicionin e shtatë të Shkollës Dimërore të BE-së. (Amfiteatri i Fakultetit të Fiolozofisë i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin Prishtinës, ora 9:15)

- Studentë të UP-së mbajnë një aktivitet simbolik, me ç’rast do të improvizohet Kuvendi i Kosovës dhe marrja e pagave të deputetëve pa punuar asnjë ditë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkolla Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të votohet formimi i qeverisë së re. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Dragashit. (Shtëpia e Kulturës në Dragash, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2020

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në shënimin e 30 vjetorit të Nismës për Pajtimin e Gjaqeve. (Lumbardh, Komuna e Deçanit, te Kulla e Pajtimit, ora 10:00)

- Në nderim të jetes dhe vepres së veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku bëhen homazhe para arkivolit të të ndjerit. (Në hyrje të Teatrit të Qytetit te Gjilanit, ora 11:30)  

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe vepres së veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku. (Teatrit të Qytetit te Gjilanit, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 31 janar 2020

 - Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Balkan Green Foundation Prishtina, Instituti për Politika Zhvillimore, Instituti GAP organizojnë konferencën për media me rastin e dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit. (Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë, Objekti C, në Hajvali, ora 10:00)
 
- Mbahet takimi i 177-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)
 
- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 23 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë shtatores së tij në Prishtinë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik “Kuvendi në sytë e të rinjve: Sfidat që duhet të adresohen nga legjislatura e VII-të”, që do të zhvillohet mes deputetëve të zgjedhur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës dhe të rinjve. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj merr pjesë në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kosovë - Maqedoni e Veriut. (Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc, Komuna e Gjilanit, ora ‪11:00)

- Nënkryetari Muhedin Nushi do të bëjë promovimin e projektit " "Pikat Ushqyese për qentë endacak" te objekti i Termokiss. (Objekti i Termokis në Dardani, pranë tymtores të Termokosit, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:30)
 
- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Fshati Pestovë, Komuna e Vushtrrisë, ora 12:00)

- Në kuadër të manifestimit 'Flaka e Janarit', Komuna e Gjilanit organizon orën e madhe letrare 'Pena e Flakës'. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 16:00)
 
- Komuna e Gjilanit përmbyll aktivitet e 'Flakës së Janarit' me oragnizimin e "Fest Flaka". (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 30 janar 2020

- Qytetarët e komunës së Rahovecit takohen me përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore, lidhur me konkretizimin e projektit afatgjatë për ujin e pijshëm, që kap vlerën e mbi 10 milionë dollarë. (Zyra e kryetarit, Haziri, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Këshilli Evropian i Investitorëve organizon tryezën e tryezës së rrumbullakët me temë 'Si po zhvillon Kosova Qeverisjen Ekonomike drejt procesit të saj të zgjerimit në BE?'. (Star Hill Hotel në Veternik, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Transparenca dhe Llogaridhënia në Universitetet Publike. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

 - Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç‘rast do të bëjë publike gjetjet rreth ndërtimit të “Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Në nderim të veprës dhe figurës së ish Kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati do të behën  homazhe dhe vendosje kurora lulesh pranë varrit të tij në Gurrakoc me rastin e 10-të vjetorit të vdekjes. (Gurrakoc, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, z.Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës të rregullt. (Zyret e Degës-Prizren, ora 11:00)

- PDK mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:30)

- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, takohet me Presidentin Hashim Thaçi. (Kabineti i Presidencit, ora 12:00) 

- Drejtuesit e partive parlamentare takohen me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. (Kuvendi i Kosovës, C301, ora 12:30 - mundësi për fotografim)

- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell merrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjës së gjelbër për Kosovën - rinovimi i Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 14:00)

- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell zhvillon ecje nëpër qendrën historike të Prizrenit. (Rruga Farkëtarët, pranë Urës së Gurit, Prizren, ora 15:45 - mundësi për fotografim)

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell takohet me Kryetarin e Komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve në Prizren. (Zyra e Kryetarit të Komunës në Prizren, ora 16.45 - undësi për fotografim)

- Aleanca Franceze në bashkëpunim me Ambasadën Franceze organizojn aktivitetin "Nata e ideve" ku do të behët edhe një prezantim me instruktorin e zhytjes Bekim Latifi me temën "Bota nënujore". (Aleanca Franceze, ora 18:00)

 

- Shfaqen katër filmat e punuar së fundmi nga Besim Ugzmajli:  Erë 26 minuta, The Eaters 4 minuta, Rruga 15 minuta dhe Më fal 15 minuta. Filmat janë në gjuhën shqipe dhe të përkthyer me titra në gjuhën angleze.  (Kino Armata, ora 20:00)

 

 

 

Ngjarjet e datës 29 janar 2020

 - Bazuar në Rregulloren nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori, KGjK-ja ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari/e të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata e Apelit, objekti B, salla Nr.124, ora 9:00)

- Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues "Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak". (Qendra e Konferenca "Orion", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 25 e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvndit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Varrezat e dëshmorëve të Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza Ramiz Sadiku, ora 12:00)

- Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Qendra e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton policin Artur Mrasori, i lënduar gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit. (Reparti i Kujdesit Intenziv, QKUK, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. (Varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 27 janar 2020

 - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

 

 

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)

Ngjarjet e datës 25 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës mban ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)  

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 23 janar 2020

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe asambleisiti i komunës së Prishtinës, Leutrim Retkoceri, do të mbajnë konferencë për media lidhur me situaten rreth liqenit të Badovcit. (Zyret e Degës së PDK-së, afër stadiumit dhe ambasadës kroate, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës, ora 11:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pret në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell. (Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ora 11:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizon sesionin e diskutimit me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Promovohet partneriteti në mes të Kolegjit Iliria dhe Swiss UMEF University. (Kolegji Iliria, ora 12:00) 

-  Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-ve Jorgen Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit te donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë. (Shërbimi Korrektues in Kosovës, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ora 14:00)

- Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Suharekës. (Shkolla e Mesme Profesionale "Abdyl Rama" në Shirokë, ora 14:30)

- Bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut, projekt ky i cili është realizuar në Komunën e Prizrenit, me financim të OSBE-së dhe e implementuar nga ana e kompanisë Appdec. (Shtëpia e Bardhë, ora 15:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2019” për Kosovën i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 18:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. (Restoranti “Renaissance” në Prishtinë, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 22 janar 2020

- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)