22 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2020

 
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të mbajë konferencë për media. (Para objektit të MBPZhR-së, Rr. "Ukshin Hoti" - Kompleksi "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 11:00)

 

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami do të mbajë konferencë për media në të cilen do të jepen shpjegime të hollësishme për gjitha pyetjet e shtruara rreth aspektit përmbajtësor dhe teknik të programit të mësimit online për nxënësit e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e MAShTI, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 22 mars 2020

- Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e përhapjes së Covid-19, i themeluar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Tek qendra e studentëve, kampusi i shkollave të mesme, ora 13:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, do të mbajë konferencë për media lidhur me mësimin në distancë. (Ndërtesa e MAShTI, Këndi i Konferencave, ora 17:00)

 

- Qytetaret protestomë për 10 minuta për të kërkuar fokus nga skena politike vetëm në virusin COVID-19 deri në tejkalimin e situatës të shkaktuar nga pandemia dhe për të kërkuar plotësim të kërkesave tona të cilat janë të listuara më poshtë. (Ne Ballkone te shtepiave dhe banesave, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 21 mars 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin komunal për mbrojtje nga Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente. (Gjilan, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga koronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia.  (Ndërtesa e Ministrisë, ora 11:00 - shtyet, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Qendra e Studentëve në kampusin e shkollave të mesme, ora 11:00)

 

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mbajnë konferencë për media. (Oborri i Qeverisë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 20 mars 2020

Anulohet - Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshillit të Investitorëve Evropianë, dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp, përmes së cilës do të prezantojnë propozimet për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë. (Ambient të hapur para selisë së Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)


- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 18:45)

Ngjarjet e datës 19 mars 2020

- Komuna e Prishtinës rifillon më shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. (Tophane afër semaforëve, rruga për të tregu dhe Aktash afër fakulteti të Edukimit, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 18 mars 2020

- Ndërmarrja Publike Banesore në kuadër të fazës së marrjes së masave mbrojtëse për parandalimin e virusit COVID-19, vazhdon dezinfektimin e hyrjeve të banesave kolektive. (Lagja “Qendër”, përballë kafiterisë “Lulu’s Coffee and Wine”,  ora 8:00)

- Balkan Green Foundation, organizon platformën “Green Talk Kosova” e cila ofron mundësi për prezantimin e iniciativave dhe praktikave të gjelbra frymëzuese nga individët, bizneset dhe shoqëria civile, si dhe qasjen institucionale ndaj tranzicionit të energjisë dhe sfidave mjedisore. (Kino “Armata”, ora 10:30)

 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban  konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Stafi i The British School of Kosova fillon mësimin në distancë, si pasojë e pezullimit të mësimit nga MAShT, si masë parandaluse për përhapjen e virusit COVID-19. (Ambientet e shkollës, ora 13:00)

 

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e NISMA, ora 13:30)

 

 - Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 17 mars 2020

- Ministrija e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës, Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 18:00)
 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Këshillin e Sigurisë do të mbajë konferencë për media. ( Oborri i Presidencës, ora 21:00)

 

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 23:00)

Ngjarjet e datës 16 mars 2020

- Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media. (MEPTINIS, ish-MTI, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 15 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda e Afarizmit të Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në pergjithësi.   (hapësirat e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ‪ora 14:00)

Ngjarjet e datës 14 mars 2020

- Kryetari i Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, mban konferencë shtypi, në lidhje me gjendjen e krijuar pas konfirmimit te 2 rasteve me Covid-19.  (Para monumentit “Newborn”, ora 10:00) 

- anulohet - Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Shënjestrimet e dështuara”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media për shkak të situatës emergjente të krijuar në Kosovë. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit lidhur me shqyrtimin e parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 15:00)


Ngjarjet e datës 13 mars 2020

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve strategjike dhe OJQ “Konsumatori” mbajnë konferencë me temën “Matja e cilësisë së prodhimeve/mallrave dhe e performancës së shërbimeve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Deponitë e mbeturinave - problem mjedisor akut!”, që implementohet nga Reconciliation Empowering Communities - REC OJQ me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. (Qëndra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me akredimin e vëzhguesve të radhës për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.  (Selia e KQZ-se, ora 10:30)

 

- Mbahet takimi i Komisionit të posaçëm për parandalimin e Corona Virusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 mars 2020

- anulohet - Komuna e Gjilanit organizon konferencën me institucionet financiare dhe institucionet politikbërse të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor” në të cilën do te prezantohen programet në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor. (Salla e Kuvendit” në Komunën e Gjilanit, ora 10:00)

- Pas deklarimit të disa punëtorëve të Radio taksive të Prishtinës se po u shkelen të drejtat e tyre të punës, kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës do të vizitoj të gjitha kompanitë dhe punëtorët për tu njohur më  për se afërmi me gjendjen dhe kushtet e këtyre punëtorëve, ora 10:00

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "Koronavirusi dhe çrregullimi i tregut ekonomik në Kosovë". (Zyrët e AKB-së në Tophane, ora 11:00)

- anulohet - Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur në Komunën e Prishtinës për rolin e sinjalizuesve. (Kuvendit Komunal në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev , me ç'rast do të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar për në takim në Kuvendin e Kosovës, të gjithë kryetarët e partive parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me masat dhe rekomandimet e sektorit privat në raport me zhvillimet e Coronavirusit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- anulohet - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon një forum diskutimi me Kryeministrin Albin Kurti mbi Ekonominë me Dinamikë të Shpejtë.  (Hotel Swiss Diamond, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Hazir Haziri në koproduksion me Teatrin Qendror të Prishtinës 'Dodona' shfaq komedinë 'Harrje Holivudin'. (Teatri Dodona, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 11 mars 2020

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të vizitojë do Klinikën Infektive dhe Barnatoren Qendrore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ku do të takohet me drejtorin Basri Sejdiu. (SHSKUK, ora 10:00)

- Me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Jeshkovës, do të ketë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe Jeshkovë. (Landovicë, ora 10:00  dhe më pas në Jeshkovë, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Zgjedhja mes shumë dhe disa ministrive: Implikimet e ristrukturimit të Qeverisë së Kosovës dhe arsyeshmëria për zvogëlimin e fushëveprimit organizativ të saj në mënyrë të konsiderueshme”. (Qendra e konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Fakulteti i Mjekësisë i UP-së do të mbajë ligjëratë informuese rreth Koronavirusit, përkatësisht mbi mënyrat e mbartjes dhe parandalimit të infeksionit me SARS-CoV-2. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Administrata Qendrore e UP-së, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban takim me përfaqësuesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, të Merkurën do të mbajë konferencë për media lidhur me rekomandimet për Dialogun Publiko Privat dhe nevoja për një cikël të zhvillimit të bazuar në rritjen e sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të bëhet konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë,  SH.T. Akira Mizutani. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:15)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik. (Selia e Shoqatës së të Burgosurve, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit te data-bazës së integruar për rastet e dhunës në familje. (Ministria e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati IX, ora 14:00)

- British Council në Kosovë organizon sfidën e Kodimit në kuadër të programit Shkollat e Shekullit 21. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës merend dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për akreditim të grupit të katërt të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës. (Selia e KQZ-se, ora 14:30)

- Shoqëria 'Lëvizja', Instituti Albanologjik, Shoqata e të Burgosurve Politik dhe Shoqata e Familjëve të Dëshmorëve organizojnë tryezë përkujtimore në përvjetorin e 11 Marsit '81 ku do të themelohet Këshilli për shënimin e 40-vjetorit të Pranveres Shqiptare. (Instituti Albanologjik, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan shënon 30-vjetorin e themelimit të saj, ku pos kryetarit Lutfi Haziri, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani-Sadriu, sikurse edhe veprimtarë, deputetë, ministra e simpatizantë. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të mbyllin zyrtarisht projektin “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora  18:00)

Ngjarjet e datës 10 mars 2020

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron,  Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohen raportet hulumtuese  që shpërfaqin degradimin e mjedisit nga investimet kapitale. (Hotel  Sirius, ora 10:00) ​

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, ora N 204, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë organizon tryezën “Shqipëri - Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”. (Hotel Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave prezanton raportin “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin2019-2023”. (Zyrat e KCSF, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron. (Kabineti i Presidentit, ora 10:15 - vetëm pamje)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës "Gjinia dhe Ekonomia". (Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Prishtinës, ora 11:00)

- Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, do të shenojë 7 vjetorin e themelimit. (Mjediset e universitetit, salla A34, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon diskutimin publik "FOL Hapur" i cili ka për qëllim promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë. (Salla e Kuvendit Komunal te Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)
 
- Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Aeroporti Ndërkomëtar i Prishtinës në bashëkpunim me kompaninë ajrore Air Mediterranean  organizon konferencën për shtyp me rastin e linjes së re Prishtinë - Shtugart dhe anasjelltas. (Termninali i ANP "Adem Jashari", ora 16:00)

Ngjarjet e datës 9 mars 2020

- Bëhet përurimi i projektit "One Stop Shop", projekt ky i realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme. (Objekti i administratës komunale në Prizren, ora 9:00)

- Policia e Kosovës dhe në partneritet me Shoqatën e Grave Police të Kosovës organizojnw konferencwn dy ditore me temën “Roli i grave police në përgjigjen ndaj kërcënimeve transnacionale”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorisë dhe gjykatës dhe për shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët dhe gjyqtarët. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)
 
- Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë me ç'rast deputetëve do t’u drejtohet znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Objekti i Kuvendit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Hapet Qendra Frankofone, për herë të parë në Pejë ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. (Hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë,  ora 11:00)

- Presidenti, Hashim Thaçi pret në takim Kryetarin e Partisw Demokratike tw Kosovws, Kadri Veseli për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

 - Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Aleancws pwr Ardhmwrinw e Kosovws, Ramush Haradinaj për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

- Presidenti, Hashim Thaçi pret në takim Kryeministrin, Albin Kurti me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

 - Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Nisma, Fatmir Limaj për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 13:45)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, viziton Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsit. (Ish-aneksi i Bankës së Lubjanës, ora 14:00)
 
- Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Aleancws Kosova e Re, Behgjet Pacolli,për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror.   (Kabineti i Presidentit, ora 14:15)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të takimeve konsultative, sot i pret në takim përfaqësuesit e Listës Serbe. (Kabineti i Presidentit, ora 14:30)

- Presidenti Thaçi i pret në takim edhe përfaqësuesit e komuniteteve të Grupit Parlamentar “6 Plus”. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të nisë publikimin "Gratë duke folur: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë". (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media lidhur me takimet e sotme me liderët politikë. (Kabineti i Presidentit, ora16:00)

- Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do ta zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese me Slloveninë. (Stadiumi “Fadil Vokrri” , ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 mars 2020

- Me rastin e shënimit të 8 marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës organizon konferencën me temë "Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit“. (Teatrin Kombëtar, ora 10:00)

- Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull ''110 vjet Përpjekje për të Drejta të Grave''. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

- Nën organizimin e Forumit të Rinisë te Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbahet turneu dyditor në futboll të vogël. (Palestra e sporteve Bashkim Selishhta - Petriti, ora 10:00)

Federata e pingpongut të Kosovës organizon garat ekipore e superligës së meshkujve. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, merr pjesë, në cilësi të panelistes, në Konferencën “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimi e shtetit”, organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. (Teatri Kombëtar, ora 10:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 11:00)

- Me rastin e 8 marsit ditës Ndërkombëtare të gruas, organizata joqeveritare në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, do të organizojnë një marsh protestues me moton “MARShojmë S'festojmë”. (Sheshi Adem Jashari në Mitrovicë, ora 12:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Grave mbahet marsh me moton “MARShojmë, S’festojmë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)

- Ministresja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas viziton burgun e grave në Qendrën Korrektuese në Lipjan. (Lipjan, ora 13:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë shtypi lidhur me qëndrimet e AAK-së për dialogun me Serbinë. (Selia e AAK-së, ora 13:00)

- Policia e Kosovës për nder të “ 8 Marsit”  gjatë realizimit të detyrave të tyre, grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve do t’u dhuroj nga një lule për shënimin e ditës nderkombetare të gruas “8 Marsi”. (Rr. Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 13:00 - Te rrethi i Flamurit, ora 13:15 - Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 13:30)

- Ministresja e Drejtësisë Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në strehimoren e grave “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë. (Gjakovë, ora 15:15)

 - Ministresja e Drejtësisë Albulena Haxhiu viziton me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas viziton Shoqatën “Thirrjet e Nënave". (Gjakovë, 16:00)

- Policia e Kosovës në partneritet me Shoqatën e Grave Police të Kosovës do të organizojë mbrëmje solemne ku pjesëmarrëset përveç argëtimit do të kenë rastin të njihen me njëra tjetrën ta njohin Policinë e Kosovës historinë e saj dhe me pjesë nga traditat dhe kultura e vendit tonë. (Hotel Emerald, ora 20:00)
 

 

Ngjarjet e datës 7 mars 2020

- Policia e Kosovës në partneritet me Shoqatën e Grave Police të Kosovës mban takimin e bordit drejtues i Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police në Botë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon garat ekipore për ligën e juniorëve, superligën e fermave dhe superligën e meshkujve. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit - ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. (Pallati i Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti bëjn homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari, në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës behët ndezja e fishekzjarreve në kompleksin Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 17:45)

- Komuna e Skenderajt organizon përmbylljen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Sheshi 'Adem Jashari' në Skenderaj, ora 18:00)

- Në kuadër të Javëve të Frankofonisë shfaqet filmi i Erza Muqollit, "Do të Këndojë". (Cineplex, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 6 mars 2020

- Komuna e Skenderajt organizon homazhe tek shtatorja e 'Adem Jashari' në Skenderaj. (Skenderaj, ora 8:30)

- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bën homazhe dhe vizita në familjen Jashari, vendosje kurorash në kompleksin "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës  Albin Kurti bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt organizon homazhe tek kompleksi memorial 'Adem Jashari' në Prekz. (Prekaz, ora 9:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila organizohet në kuadër të Javës për të Drejtat e Grave, si mundësi e promovimit të vlerave të diversitetit giinor në Kosovë, duke ofruar përkrahje dhe promovim të këtyre vlerave përmes aktiviteteve komunale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me grupin komunal të programit “Romacted”, për nderë të shënimit të 8 marsit ditës së gruas, do të bëjë një ekzaminim mamografik për një grup të grave nga komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. (Qendra e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, ora 10:00)

- OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temw: 'Si e adreson qeveria lokale barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse dhe Roli i shoqërisë civile në kontrollet e vendimeve dhe ekuilibrat. (Dit e Nat, Prishtinw, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt organizon homazhe tek kompleksi memorial dëshmorëve në Marinë. (Fshati Marinë, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, do të organizojë tryezë pune, të pranishëm në tryezë do të jenë: Blerim Reka, ministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe Gjeraqina Tuhina, eksperte e GIZ-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 10:30)

- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi do të vizitojë komunën e Prizrenit. (Komuna e Prizrenit, në Kabinetin e Kryetarit, 11:00)

- Me rastin e shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizon ceremoninë ku do të ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesin më të mirë të vitit, poo ashtu ndahen Mirënjohje edhe për mësuesin më të mirë nga komunat e Kosovës. (Ndërtesa e MASHT, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë dhe UN ëomen organizojnë një konferencë me temën 'Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e Heshtjes'. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Limaj, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 11:30)

- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi do të vizitojë komunën e Mamushës. (Komuna e Mamushës, në Kabinetin e Kryetarit, 12:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën kushtuar rolit të digjitalizimit në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 10:00)
 
- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Kryetares, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi do të vizitojë komunën e Dragashit. (Komuna e Dragashit, në Kabinetin e Kryetarit, 14:00)

- Në kuadër të Javëve të Frankofonisë organizohet lexim në gjuhen freng dhe gjuhën shqipe të teksteve dhe librave që janë shpreblyer. (Qendra Universitare Frankofone në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:30)

-  Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban takim me shoqatat sindikale ku me pas edhe do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e rëndë të punëtorëve në sektorin privat dhe pagën minimaleqë. (Objekti i ish shtëpisë se mallrave tek sheshi Skënderbeu, takimi, ora 14:00 - konferenca ora 15:00)
 
- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani viziton shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë, me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. (Shkolla fillore "Faik Konica" në Prishtinë, ora 15:00)

 - Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar "Adem Jashari". (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 17:00)

- Në kuadër të Javëve të Frankofonisë hapet ekspozita e librave komik. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 17:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ZERO1,  Ambasadën Amerikane dhe Zyrën e Edukimit dhe çështjeve kulturore të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A, do të hapin programin American Arts Incubator - Kosovo. (Muzeu Kombëtar, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 mars 2020

 - Ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së. (Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora 8:0)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të veçantë lidhur me shënimin e 22 -Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit te Komunës së Gjilanit e cila i kushtohet 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Kuvendi Komunal i Gjilanit, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit mban seancë solemne me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Ndërtesa e Kuvendit te Komunës së Prizrenit, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës organizon hapjen e projektit drejt një sistemi të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj që është i orientuar drejt cilësisë, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë i cili financohet nga programi Erasmus Plus i Bashkimit Evropian. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Prishtinës, me ç'rast do të takohet me kryetarin Shpend Ahmeti ku do të diskutojnë për projektet e përbashkëta mes MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ndajë dekorata për ushtaret e UÇK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit te Komunës së Skenderajt. (Qendra e Kulturës "Hasan Prishtina' në Skenderaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën promovimin e projektit për krijimin e ambientit si destinacion turistik në Gorozhup, projekt ky i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Gorozhup, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për tetë organizata lokale, e cila do të organizohet në kuadër të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Ministren e Kulturës, znj.Vlora Dumoshi dhe Ambasadorët e vendeve Frankofone të akredituar në Republikën e Kosovës, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie, me rastin e hapjes “Javët e Frankofonisë”. (Salla e konferencave të MPJ-së, ora 11:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile po fillon me zbatimin e një programi të ri për mbështetje të shoqërisë civile në Kosovë. (Hapësirat e Termokiss në Prishtinë, ora 11:30)

- Organizohet Protestë në mbështetje të Sekretarit të Federatës së Sindikatave të Pavarura ELEKTROKOSOVA-FSPE. (Para ndërtesës së KEDS-it, ora 11:30)

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvillohet parakalimi i FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, merr pjesë dhe mban fjalë rasti në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Për Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizojnë lansimin e kampanjës ‘Miqtë e Energjisë’. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se “Javët e Frankofonisë”. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”. (Menza Ramiz Sadiku, në Prishtinë, ora 20:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq Premierën e parë për vitin 2020 “Pushimi i Kalorësve”. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 4 mars 2020

 - Fillon rigjykimi në rastin ndaj Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, lidhur me sulmin e dyshuar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. (Gjykata Themelore në Prishtinë,  ora 9:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 10:00)

- Mahet dialogu publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, ku do të bëhet lansimi i raportit “Matja e perceptimit publik dhe dialogu për Komisionin e ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, ku do të bëhet lansimi i raportit “Matja e perceptimit publik dhe dialogu për Komisionin e ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Riinvest organizojnë tryezë diskutimi ku do të prezentojnë raportin “Potenciali tregtar Kosovë - Shqipëri: barrierat tregtare dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban mbledhje; shpall konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, sall N302, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aksion simbolik pranë Administratës Tatimore të Kosovës. (Objekit i ATK-së, ora 11:00 - ndryshim lokacioni, para Rilindjes)

- Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” organizon tryezën “Tërmetet, zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Kosovë”. (Amfiteatri A3 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me Planin e punës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, sall N303, ora 11:00)

- Kandidatit të PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu mban konferencë për media për prezantimin e programit zgjedhor për Ekonomi. (Selia e Partisë, afër sheshit kryesor të qytetit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Komuna e Istogut organizon vënien  e gurëthemelit të projektit “Ndërtimi i sistemit të Ujësjellësit për zonën e Mbivadës “ nga i cili projekt do përfitojnë 12 fshatrat e mbivadës, ku do u sigurohet furnizim i sigurt me ujë të pijes. (Tek Burimi i Istogut në Istog, ora 12:00)

- Kandidatit të PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu viziton disa biznese në qytet. (Podujevë, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi dhe drejtuesin e shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Halil Kastrati, do të bëjnë dhurimin e çelësave për përfituesit nga programi i ndërtimit të shtëpive. (Çelësat do të dhurohen në shtëpitë e përfituesve, ora 15:00 - nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 14:45)

- Presidenti Thaçi mban konferencë për media,  pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00)

- Kandidatit të PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu viziton fshatin Dobratin. (Dobratin, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon ceremoninë e hapjes së ekspozitës personale të piktores Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej.” (Ambietet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 3 mars 2020

- Zyra e BE-së në Kosovë dhe Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit organizojnë lansimin e Platformës Online të Qeverisë Qendrore për fondet publike të ndara për Organizatat e Shoqërisë Civile. (Ndërtesa e Qeverisë, kati përdhesë, salla P38, ora 9:30)

- Në Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike raporton i Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me “Përshtatjen e Rregullta Vjetore për të Hyrat e Lejuara Maksimale që do të mbulohen nga Operatoret e Rregulluar në sektorin e energjisë elektrike” si dhe bëhet prezantimi i Raportit Implementues 2019 të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, Drejtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon Workshop. (Hotel International Prishtina & SPA në Veternik, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës. (Hotel International Prishtina, ora 10:30)

- Organizata jo-qeveritare Germin organizon tryezën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit organizon tryezën e organizuar në të cilën do të prezantohet raporti i auditimit përcjellës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikon raportin “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare” me mysafirë në panel Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministër i Integrimit Evropian, Blerim Reka raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti i transparencës së komunave 2019”, të përgatitur nga KDI. (Hotel  Emerald, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet miratimi i fushëveprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, C 203, ora 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions.  (Rr. të Ura e Ibrit në Mitrovicë, ora 18:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë. (Hotel Garden, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 2 mars 2020

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100%.(Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën me temë “Publikimi i raportit të monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë: Sfidat e akreditimit në Kosovë“ . (Hotel Sirius, ora 14:00)

- SBASHK-u mbanë takim me kryetarët sindikal komunal dhe Universtitete. (zyret e SBASHK-ut, ora 14:30)

- Mbahet diskutimi “A jemi të përgatitur për Koronavirus”. (Kampusin Inovativ Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Lipjan,  ora 14:30)

-  Kryeministri Albin Kurti pret në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00) 

- Fillon edicioni i tretë i Prishtina Jazz Week. (Kino Armata, 22:30)


 

Ngjarjet e datës 1 mars 2020

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon aksionin në rrugë që shënon Ditën Ndërkombëtare të Diskriminimit Zero. (Tek Sheshi Zahir Pajaziti afër Grand Hotel, ora 12:00)

- “EP Energyplus e . V  & Uniteti Global Alban e .V”  organizon marsh paqësor për pranimin e Kosovës në OKB  dhe BE. Marshi. (Sheshi ”Zahir Pajaziti “, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit të 1 Marsit - Ditës së Përdoruesve të Karrocës Handikos organizon aktivitetin ‘’Mos ma kufizo lëvizjen’’. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë,  ora 12:45)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, të organizuar nga Shoqata "Handikos". (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:45)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të jepen informacione për angazhimet policore në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike. (Stacioni policor "Qendra në Prishtinë", ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020

- Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)
 

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, (Kabineti i kryetares Osmani, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 shtyher per nese)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, znj. Linda Van Gelder dhe Marco Mantovanelli. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm Pamje) 

- Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesit nga Rrjeti i Grave të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30 - vetëm Pamje)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim përfaqësuesit nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm Pamje)

 

- Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)


- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)


- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2020

- Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencina për Informim dhe Privatësi mban sesion informues për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. (Hotel “International Pristina”, ora 9:00)

- Kostituohet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës do të fillojë zbatimin e dy vendimeve për rrënim në të njëjtën kohë, në rr. Musa Tolaj në Lakrishte. (Takimi me mediat bëhet në rrugën, Musa Tolaj, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë”. (Ndërtesa e MAShTI, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryezën e organizuar ku do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. (Hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip 1879” të autorit Besim Kabashi i cili më pas do të mbajë një ligjëratë me titull “Një korpus për gjuhën shqipe”. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Përurohet laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. (Klinika Infektive, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)