23 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 korrik 2019

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 8:30)

- Mbahet gara Republikane e Diturisë në të cilën do të garojnë mbi 1,600 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Hapësirat e Kolegjit AAB, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara Zyra në Kosovë organizon tryezën me temën globale “Çka ka Ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryetarin i Bordit të ART-së Anton Berisha, inxhinierin në Telekom Abdullah Havolli dhe Shefin i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom Arben Halili. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim punë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Komuna e Klinës mban seancë solemne dhe ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Qytetit”, Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, dhe Shkelzen Gashi, Sportis-Futbollist. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese Preportr organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Industria e shkatërrimit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fermën e lopëve të fermerit Blerim Aliu në fshatin Zajqec të Komunës se Kamenicës. (Fshati Zajqec, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhjen e radhes në të cilën do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit mban takimin e taskë forcës për menaxhimin e thatësisë. (Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, në të cilën do të prezantohet një analizë lidhur me neglizhencën e Kuvendit të Kosovës, ndaj mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, si një prej elementeve më të kritikuara në vazhdimësi në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. (Zyrat e KDI-së në Rr. ”Bajram Kelmendi”, Nr.45, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Bëhet shpërndarja e librave të botuara dhe të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, donacion për 36 biblioteka komunale. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët shqyrtimi i çështjeve vijuese administrative, nga fushëveprimi i Kryesisë​. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, C-301 11:00) 

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikën e ujit “Zajqeci”, në fshatin Zajqec. (fshatin Zajqec, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj në takim me fermerë në plantacionin e arrës, përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës. (Fshati Kopërnicë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën hapjen e fushatës së korrje-shirjeve dhe takon bujqit e kësaj ane. (Fshati Kopë​rnicë, ora 12:40)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, organizon pritje për Ambasadorën e Shtetit të Izraelit në Beograd, znj. Alona Fisher-Kamm. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evroipan. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e fushatës për korrje-shirjet e grurit në fshatin Perlepnicë. (Perlepnicë, ora 15:00)

- Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mbajn konferencë për shtyp pas kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit. (Aeroporti “Adem Jashari", ora 19:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, partneri implementues i UNFPA, Artpolis organizon një shfaqje mbi fuqizimin e të rinjve. (Të obelisku Newborn, ora 20:00)

- Me rastin e kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit mbahet një koktej. (Oborri i Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë, ora 22:00)


Ngjarjet e datës 11 korrik 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Drejtorin Teknik në Telekom, Mehdi Latifaj, zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe Menaxherin i Produkteve, Nysret Jashanica. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, pas takimit deklarohet për media. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)

- Mbahet lansimi zyrtar i Koalicionit të Kosovës për Pajtim. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Rinore në Pjetërshtan. (Pjetërshta, ora 11:00)

- Kryetarit i komunës së Rahovecit do të prezantoj para qytetarëve raportin e punës së tij për periudhën Janar-Qershor 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”. (Restorant “Rron” në Veternik, ora 18:30)

- Fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve,  Vellusha dhe Tophane, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 10 korrik 2019

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të përurojnë ambientet e rinovuara të Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare. (Kardiologjia Invazive në QKUK, ora 9:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të pres në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Republika e Turqisë për të diskutuar mundësit e investimeve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik mes deputetëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, ju fton në eventin e një vjetorit të lansimit të “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi konstituiv i TaskForcës Shtetërore Kundër Narkotikëve tek të rinjtë dhe Siguri në Shkolla. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

- “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në Banjë të Istogut. (Afër shkollës në Fshatin Banjë, ora 10:00)

- Me rastin e hapjes së pikës së tretë të njërit ndër rrjetet më të mëdha të supermarketeve në botë në lokacionin strategjik të Swiss Mall në Prishtinë, mbahet një konferencën për media e organizuar nga SPAR Kosova. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”. (Afër Valoni Petrol në Veternik, ora 10:30)

- Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj realizon vizitë pune në Komunën e Vitisë ku edhe do të takohet me kryetarin e Komunës. (Komuna e Vitisë, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Dr. Ilirjana Bajraktari eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore ku do të diskutohet për politikat shëndetësore në nivel vendi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha do të raportojë para Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj realizon vizitë pune në Komunën e Ferizajt ku edhe do të takohet me kryetarin e Komunës. (Komuna e Ferizait, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit orgnizon dëgjimi publik me banor të fshatit Xërxë për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Hamëz Thqai”, në fshatin Xërxë, ora 19:00)

- Në prani të Ambasadorit të Francës në Kosovë, z Didier Chabert, prodhuesit e verës së Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti me qytetin e verës së Bordos. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 9 korrik 2019

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë Pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike. (Zyrët e AKB-së, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi dhe udhëheqësja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova hapin takimin lansues për hartimin e Pogramit për Reforma në Ekonomi 2020-2022. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, i cili do të financohet nga Norvegjia dhe do të kushtojë mbi 2.5 milionë euro. Vendi: Kabineti i Kryeparlamentarit. (Kabineti i kryeparlamentrit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporti financiar vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiare të Akademisë së Drejtësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendrën Mediale në Çagllavicë organizon debatin e hapur me temë “Pse është e rëndësishme transparenca e institucioneve dhe sa janë transparente në punën e tyre institucionet e Kosovës?  (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival mban konferencë për media rreth hapjës së edicionit të dhjetë të Festivalit të Filmit të Animuar në Kosovë - Anibar. (Kinema ABC, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Ndërmarrjes Publike Kompania Regjionale e Ujitjes "Drini i Bardhë" dhe shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e KRU Hidroregjioni Jugor sh.a Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj inspekton shtresimin me asfalt në rrugën R220, Segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë. (Objekti i Komunës së Obiliqit, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, or 13:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjimi publik me banor të fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Shkolla Fillore “Liria” në fshatin Fortesë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 korrik 2019


- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së nënshkruajn Marrëveshje Mirëkuptimi mes të dyja institucioneve. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e disa projekteve infrastrukturore në Gjakovë si dhe takohet me kryetarin e komunës në ndërtesën e komunës. (Gjakovë, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë në konferencën për media për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë së organizatave për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin ‘Kosova e Re’. (Zyrën e BGF, afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit mbajn ceremonin e ndarjes së çmimeve për Artet Pamore Muslim Mulliqi. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës organizojnë protestë me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media lidhur me gjendjen e ujit të pijshëm në Komunën e Gjilanit. (Hapësira e konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton rreth organizimit të dëgjimeve publike nga grupet punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, alla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, do t'i vizitojnë bujqit në fshatin Korishë gjatë procesit të korrje-shirjes së grurit, ora 15:00. (Nisja e organizur nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 14:30)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol. (Shkolla Fillore “Rilindja” në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me  banor të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor. (Shkolla Fillore ”Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:20)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2019

- Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin mbahen takimet B2B (biznes to biznes) mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora. (Parku e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ora 9:30)

Ngjarjet e datës 6 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin mbahet prezantimi me temën 'Çka ofron Prizreni për Investitorë'?.. (Parku i Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Teatri i Qytetit "Istref Begolli" në Pejë, ora 12:00)

- Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari - Lila dhe nënkryetari, Reshat Nurboja mbajn konferencën për media. (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj bëhet rivarrimi i Dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Varrezat e Martirëve në Pejë, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike me banor të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore “Skender Kastrati”, në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike me banor të të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratatin për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Katër Dëshmorët”, në fshatin Ratkoc, ora 20:20)

Ngjarjet e datës 5 korrik 2019

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta. (Fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon debat publik ku do të prezentohet dhe do të diskutohet projekti ideor “Sheshi i Bazhdarhanes”. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Departamentin e Gazetarisë në UP. (Fakulteti i Filologjisë, kati i dytë, ora 10:00)

- Hapet ekspozita e Grupi i Grave Deputete në shënim të përvjetorit te 14-te. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport organizon debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Caritasi Zviceran i dhuron pajisje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për analizat dhe testimin e cilësisë së mjaltit dhe të polenit. (Lokalet e laboratorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bibaj -  Driton Islami Feriazaj. (Fshati Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Republikës së Kosovës shënon 14-vjetorin e themelimit të tij. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit "Kështu Foli Tahir Zemaj I - II ". (Kino Armata, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së intelektualit, Xhemshit Duriqi. (Teatrin Kombëtar, ora 11:00)

- Artmotion organizon konferencë për media për të njoftuar rreth 40 kanaleve më të njohura dhe shikuara televizive. (Klan Kosova, ora 11:30)

- Bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut si një produkt i ri turistik në qytetin e Prizrenit, por edhe në gjithë Kosovën. (Pikënisja e paragllajdistëve në Cvilen, Prizren, ora 12:00)

- Misioni i OSBE-së përmbyll kampin rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Letnicë. (Mulliri i Frok Dokiqit në Letnicë, Komuna e Vitisë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në punimet e rrugës së Verbicës së Zhegocit – Gjilan. (Lapidari në Verbicë të Zhegocit, Gjilan, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga grupi punues. (Ndërtesa e kuvendit, salla N 302 ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike banor të fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë  për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Qendra Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Klinës për herë të parë organizon Festivalin Kulturor, “Camping Fest”. (Fshati Dresnik i Komunës së Klinës, ora 19:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin organizon ceremoninë e hapjes së Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc  për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:20)

Ngjarjet e datës 4 korrik 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me veprimet që institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Delegacionin Shtetëror.  (Zyrat e KDI-së, ora 10:00) 

- Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit të SHBA-së në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare te Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan organizon takim me pronarët e autokombajnerëve. (Salla e mbledhjeve te Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Komuna e Kamenicës organizon eventin e shpalljes se rezultatit për konkursin “Ndërtimi i Bulevardit në Komunën e Kamenicës”. (Objekti i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, ora 13:00)

- Shfaqet premiera e filmit “Spider Man Far From Home”. (Kino ABC, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Komunës së Drenasit dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë organizohet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit Gani Sylaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. (Ndërtesa e re e ambasadës së SHBA-ve, ora 18:00)

- Fillon edicioni i 7-të i Festivalit te Arkitekturës në Kosovë, që për temë sivjet ka "Qytetin Paralel" dhe meton ti dokumentoj dukurite urbane qe ndodhin ne qytetin e Prishtines. (Kino Armata, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 3 korrik 2019

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 13- të IPK-së. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e përvjetorit të 13-të, të Inspektoratit Policor të Kosovës. (Ndërtesa e Inspektoratit Policor të Kosovës në Hajvali, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë: një debat për kushtetutshmerinë dhe gatishmërinë politike”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 169-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)  

- Grupi i asambleistëve të Lidhjës Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa. ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës- nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i dytë, salla nr. 37, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj do të ndjek nga afër mbajtjen e testimit elektronik për patentë shoferë. (Njësia e Patentë Shoferit në Stacionin e Autobusëve, ora 13:00)

- Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut. (Tek Ura e Terezive, ora 14:00 dhe tek Ura e Tabakut, ora 14:45) 

Ngjarjet e datës 2 korrik 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për odën e arkitektëve dhe odën e inxhinierëve në fushën e ndërtimit, shqyrtimi i raportit vjetor te agjencise per Menaxhimin e Komplekseve memoriale te Kosoves. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore respektivisht të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Ndërtesa e Infrakosit në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Stacioni i hekurudhave në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-176 për Hetim Parlamentar, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kompania nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "EON Reality Inc" do të realizojë një investim shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës - krijimin e Qendrës së parë të klasit botëror për realitet virtual dhe të shtuar. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të LDK-së, Prof. Dr. Skënder Gashi. (Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me administratën e sistemit të Drejtësisë si dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 12:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT. (Ndërtesa qendrore e KOSTT, rruga Isa Boletini, përballë Katedrales “Nënë Tereza”, ora 14:00)
 
- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Finlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restoranti Collection, Rruga Shefqet Shkupi, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 korrik 2019

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën ‘Lokalizimi i Agjendës 2030 - Sfidat dhe mundësitë për përmbushjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm'. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:45)

- Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë. (Pika e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish - Kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303 ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, e cila mbahet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panairin e tretë tregtar shumë etnik për gratë pronare të bizneseve. (Platoja e Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenti do të fillojë projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Paliativ. (Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të diskutohet situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë konferencë për media, ku do të bëj të ditura rezultatet e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore. (Ndertesa e MASHT, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë për të kërkuar miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

 - Aeroporti Nderkombetar te Prishtines "Adem Jashari" mban konferencë për shtyp lidhur me pergatitjet dhe investimet e bera nga kompania për sezonin e verës. (Terminali i ri, ora 11:30)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do të jepen informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar. (Stacioni policor  “ Qendra në Prishtinë “, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 29 qershor 2019

- Promovohet Partia Euroatlantike e Kosovës. (hotel Emerald, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e Nismës, ora 14:00)

Qendra Multimedia organizon ngjarjen "Flaka Haliti ne bashkebisedim me kuratoren Leonie Radine" (Qendra Multimedia në Dardani, perballë shkollës fillore “Xhemail Mustafa”, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 28 qershor 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Prishtinë. (Shkolla “Dardania” në Prishtinë, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e Ndërrimit të Drejtorit të NALT-it, Gjeneral Brigade Uwe A. Becker. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

- CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi  do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i shkurtër: “Ping pongu i gjyqësorit me të drejtën e trashëgimisë të kërkuar nga znj. Afërdita Statovci: Prona objekt i kontestit të trashëgimisë, 13 vjet zvarritje, 2 herë lënda e kthyer në rigjykim”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit për të shqyrtuar dhe miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Prizrenit për periudhën 2020-2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës me rastin e 20 vjetorit të lirisë, rifunksionalizimit të saj, organizon një koktej rasti në shenjë falenderimi për kontributin e bashkëpunëtorëve ndër vite. (Para objektit të OEK-ut, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në Ministri të Mbrojtjes. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave dhe Artpolis, mbajn takimin përmbyllës të projektit: "Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes Shoqërisë Civile Aktive". (Avokati i Popullit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Prizren. (Shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”  promovojnë botimin e librave (10-vëllime) “Kujtesa e Kosovës”, 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka, në këtë ngjarje merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansojë Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Anulohet - Kyeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës- nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett do të mbajë fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Gjakovë. (Shkolla “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re në Malishevë. (Malishevë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje komemorative për dr. Skënder Gashin, për të nderuar veprimtarinë e tij. (Instituti Albanologjik , ora 14:000

- Komuna e Prizrenit do të bëj ndarjen e granteve për përfituesit e projektit "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020", i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe organizatës Help, me qëllim të përkrahjes së bizneseve të Prizrenit. (Salla e Kuqe tek objekti i Administratës Komunale, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës se Mitrovicës mbajn tubim publik me qytetarë. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 27 qershor 2019

- Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane do të bëjnë "Demonstrim të drejtpërdrejtë" të sistemeve të QKMK-së ku përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit. (Objekti qendrorë i MPB-së, ora 9:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon seminarin për Monitorimin e Treguesve të Kontratës për Reformën Sektoriale të Reformës së Administratës Publike në Kosovë - Rezultatet e para të vlerësimit të ekspertëve të BE-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova” organizon Forumin “EverGreen Kosovo”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit do të bëj shpërndarjen e granteve për fermerët përfitues nga projekti i përbashkët i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Caritas Switzerland, "Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI". (Hapësira e parkingut prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës organizon ceremoninë solemne të inaugurimit të Nënstacionit 220kV Drenasi. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Nënstacionit 220/10 (20), në Drenas. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, organizon një konferencë për media “Publikimi i letrës së re që KOSID i ka dërguar OPIC-ut, bankës që po e kosnideron përkrahjen ndaj Kosovës së Re”. (Shtëpia e Evropes, ora 11:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matashi, do të vizitojë komunën e Ferizajit, ku bashkë me kryetarin, z. Agim Aliu do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi  për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.  (Ferizaj, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë certifikatat për pjesëmarrës e kampit veror “Change-Makers”. (Parku i Gërmis, te koshat, ora 12:00)

-  Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti, mbanë konferencë për media me temën: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetshmërisë së Ligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 sjell themeluesin e revistës MyKali, Khalid Abdel Hadi i cili do të flasë për rolin e artit në ballafaqimin me çështjet si identiteti gjinor në shoqëritë ku dominojnë disa norma të posaçme, si dhe për sfidat dhe përvojat e tij në zhvillimin e revistës MyKali. (Hapësira e K2.0, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 26 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Iowa, kryesuar nga Frank Cownie, kryetar i Des Moines. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës i cili funksionon në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit, organizon konferencë me qëllim të prezantimit të Raportit të dytë vjetor të MKPT-së, të diskutimit të rekomandimeve të drejtuara autoriteteve, sfidat në përgjithësi të MKPT-së dhe të institucioneve përgjegjëse. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit organizon konferencen e madhe mbi sfidat dhe alternativat për furnizim të qëndrueshëm me ujë. (Oborri i laboratorit N.P.Hidromorava në Gjilan, ora 9:45)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë komunën e Istogut, ku do te takohet me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të publikojë rezultatet e studimit bottleneck me qëllim identifikimin e barrierave të mëdha që pengojnë mbarëvajtjen e kompanive kosovare. (Ambientet e Kino Armata, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit në të cilën do të publikohet hulumtimi mbi monitorimin e prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës, konkretisht kontratat për riparime kapitale në KEK të dhëna përmes procedurave të mbyllura me negocim. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR, IOM dhe UNDP, do të shënojë 20- vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon forumin e titulluar "Identiteti civil përtej ndarjeve etnike". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia  Regjistrimit të Bizneseve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova bëjn vënien e gurëthemelit të çerdhes në ketë komunë. (Istog, ora 10:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon një konferencë përmbyllëse me qëllim të promovimit të punës dhe rezultateve të projektit, që është duke ofruar shërbime për fëmijët në nevojë, për fëmijët e braktisur, të keqtrajtuar, të lënë pas dore etj. të vendosur në strehim familjar në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Familjarët e profesorit Universitar Prof. Dr. Sadri Shkodra do të pasurojnë Bibliotekën e Universitetit  “Kadri Zeka’’ me tekste dhe publikime shkencore të tij nga fusha e matematikës. (Bibliotekën e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizon debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake në ekonominë e vendit”. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 303, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë do të jetë pjesëmarrës në debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake në ekonominë e vendit”. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën "Transparenca e punës së komunës së Parteshit". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Kërkesës së Drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e lartësisë së koeficientit dhe të pagës së Drejtorit dhe Zëvendës-Drejtorit të kësaj Agjencie, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova bëjn vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Uqë. (Fshati Uqë, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të organizojë aktivitete vetëdijesuese me rastin e Ditës Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. (Sheshi Shatërvan në Prizren, ora 12:00)

- Daut Demaku dhe Qefsere Sokoli organizojnë konferencën për media në të cilën do të shpalosin projektin 'Zbulimi i Lirisë Përsonale - Talenti i pare, Platformë Motivuese për Vetedukim". (Kampusi Gjermani Kosovar, Kolegji Heimerer, Rruga për Veternik, ora 12:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim prezanton hulumtimin se sa shpenzojnë studentët e Universitetit të Prishtinës, mënyrat se si menaxhojnë ata me të ardhurat e tyre, burimet e të ardhurave të studentëve. (Biblioteka Universitare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - Vëllimi II - (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Komsionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione organizojnë fushatën sensibilizuese “Papquja është për tu mbathë, e jo për të goditë” si pjesë e fushatës së Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve “#RriteMeDashni”. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të shqyrtohen rekomandimet e Grupeve Parlamentare lidhur me përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

-  Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me qytetarë, për të diskutuar rreth Kornizës afatmesme buxhetore për vitet 2020-2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Le Courrier des Balkans, Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Le Courrier d'Europe Centrale dhe Kosovo 2.0 organizojnë konferencën rajonale mbi temën e gjerë të Fake News. (Modelarium - Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, ora 10:00)

- Drejtoria e Inspekcionit do të ekzekutojë vendimin e rrënimit të objektit "te rrethi i Çagllavicës". (Te rrethi i Çagllavicës, ora 10:30)

- Fedarata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon protestë kundër vazhdimi të kontratës me Z-Mobile. (Para objektit te PTK te, ora 11:00)

 - Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 26 mars 2018. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 24 qershorit - Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian, në kuadër të Javës së egjiptianëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, për nder të ditës Nacionale të Komunitetit Egjiptian - 24 qershorit, organizon takim me përfaqësueset e grave të këtij komuniteti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e ekspozitës dhe pullës postare me portretin kushtuar 100 vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit amerikan, Woodrow Wilson dhe Qeverisë amerikane për të mbrojtur të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 16:00)

- Mbahet një ceremoni për të festuar suksesin e shënuar në trajnimin e nxënësve dhe profesorëve të dy shkollave, "Gjin Gazulli" në Prishtinë dhe "11 Marsi" në Prizren. (Qendra për Inovacione në Kosovë, ora 16:45)

- KFOR-i më njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren ku përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter. (Në afërsi të fshatit Zhurë të Komunës së Prizrenit)

Ngjarjet e datës 23 qershor 2019

- Mbahet dita e dytë e garave Republikane të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ku do të garojnë mbi 2 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Kampusi i Kolegjit AAB, zona industriale Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 22 qershor 2019

- Mbahet ceremonia solemne e fillimit të garave Republikane të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ku do të garojnë mbi 2 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Kampusi i Kolegjit AAB, përkatësisht në Teatrin "Faruk Begolli", ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon Panairin e Veshjeve Tradicionale. (Sheshi Shatërvan, përballë xhamisë së Sinan Pashës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në karnavalin tradicional organizuar nga Golden Eagle, që do të mbahet në palestrën e sporteve në Suharekë. (Palestra e sporteve në Suharekë, ora 18:30)

- Ambasada e Francës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e Festës së Muzikës dhe në kuadër të aktiviteteve të komunës organizojnë koncert në të cilin do të performojë grupi i njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart” dhe emra të njohur të muzikës shqiptare. (Parku i Gërmisë, te koshat, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019

- Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj përuron urën e Balincës dhe merr pjesë ne fillimin e punimeve te tranzitit të Malishevës. (Objekti i komunës së Malishevës, ora 13:00)

- Aleanca per Ardhmërin e Kosovës mbanë takimin e kryesisë, ku pas takimit të kryesisë Kryetari Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media. (Selia e AAK-së, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019

- Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 19 qershor 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala do të merr vendim për angazhimin edhe të katër ekspertëve për nevoja të komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Për nder të Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turnir në ping-pong për nxënës të shkollave. (Saradran, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me Ambasadën e Suedisë është duke organizuar një ngjarje për nisjen e projektit "Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë 2019-2020". (Agjencia e Statistikave e Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e Mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet tryezë dëgjimore e Grupit të Deputetëve të Gjelbër lidhur me zbatimin e Rezolutës së Kuvendit për gjendjen alarmante të cilësisë së ajrit, të miratuar me 1 shkurt 2018. ​(salla C- 405, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së gjashtë të rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor hap zyrtarisht fazën e shqyrtimit publik për hartën zonale. (Ish objektin “Rilindja”, kati përdhese, Amfiteatri i madh, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad në mënyrë simbolike bëjnë zbulimin e pllakës së emërtimit të rrugës, te parku i qytetit. (Parku i qytetit në Gjilan, ora 10:30)

- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës organizon ceremoninë solemne të inaugurimit të Nënstacionit 110/10(20)kV Ilirida - Mitrovica 2, e cila do të mbahet në prani të personaliteteve të shumta si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. (Objekti i ri në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministri Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit të Komunës së Kamenicës dhe do të nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për sport dhe rini. (Kamenicë, ora 11:00)

- Komuna e Vitisë dhe Fshati Sllatin e Epërme organizojnë promovimin e librit 'Sllatina e Epërme e Anamoravës - Monografi' e autorëve Fahrush Rexhepi dhe Jusuf Osmani. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë do të lansojë Fushatën e Administratës së BE-së për Siguri dhe Shëndet në Vend të Punës "Vendet të shëndetshme të punës - Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Gjilanit, Sami Spahiu mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Me rastin e 8 vjetorit të vdekjes, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i nënkryetares së LDK-së, veprimtares së dalluar të çështjes kombëtare, Nekibe Kelmendi. (Varri i Nekibe Kelmendit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e trafostacionit të ri, në lagjen Fidanishte të Mitrovicës, investim i KOSTT dhe BERZH. (Lagjja Fidanishte, Mitrovicë afër Universitetit Publik “Isa Boletini”, ora 11:30)

- Përfaqësuesit e Brigadës së zjarrfikësve të Saône et Loire, në Francë, bëjnë dorëzimin zyrtar të një automjeti kundër zjarrit dhe 300 veshmbathjeve për zjarrfikësit e Rahovecit. (Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Hajvali, ora 12:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskuton lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, barriera jo tarifore për importin e veturave të reja që kanë origjinën nga BE, e ftuar Ambasadorja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizojnë në shfaqjen e dokumentarit "Prokurorët", pasuar nga një diskutim me regjisoren e dokumentarit dhe njehkohësisht fituesen e çmimit Emmy, znj. Leslie Thomas. (Kino Armata, ora 17:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Gardhi" nga Lendita Zeqiri dhe "me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘" nga Ilir Hasanaj. (Kino Armata, ora 20:00)

- Mbahet koncerti Recital për flaut- Erëmira Çitaku dhe harpë - Çağatay Akyol, të udhëhequr nga Dafina Zeqiri-Nushi në bashkëpunim me Festivalin “Tingujt e Flautit”. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Agjencia e OKB-së për refugjatët në Prishtinë - UNHCR do të mbajë një takim të dialogut të hapur për të ngritur vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët. (Sheshi 21, ora – 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësisë dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën diskutuese me temë ‘’Hartimi i politikave për reduktimin dhe ndalimin e përdorimit të qeseve dhe shisheve plastike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin me rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Shërbime si dhe raportin Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- 'Të flasim për Ekonominë' organizon tyrezë për të Drejtat Evropiane të Konsumatorëve për Kosovën. (Shtëpia e Evropës, Rruga e UÇK-së ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Drejtori i Inspekcionit i Komunes se Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativ të Mitrovicës, do të bëjnë hapjen e ekspozitës nga piktorët e mbarë trevave shqiptare të cilët pikturuan për katër ditë rresht në qytetin e Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Një Muaj" nga Zgjim Terziqi dhe "Daullet e Rezistencës" nga Methieu Jouffre. (Kino Armata, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 17 qershor 2019

- Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me organizatën Caritas për “Kujdesin Socio-Shëndetësor, shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Prizrenit”. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)

- Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve”. (Restaurant Fuad-As në fshatin Reçanë, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Rexhë Gjonbalaj, ish Kryetar i Bordit të Drejtoreve të PTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë organizojnë Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Të flasim për ekonominë!" të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mbahet diskutimi në panel "kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë". (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, baba i tre heronjve të kombit. (Kompleksi Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla mban konferencë për media lidhur me punën 5-mujore dhe planifikimi për tre muajtë e ardhshëm i drejtorëve të Komunës. (Zyra e kryetarit të Komunës, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për të ndjerën Prof. Dr. Mandushe Berisha. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik do të realizojë një vizitë në ARKEP, per t’u informuar hollësisht nëse është përmbyllur me sukses procesi i kodit telefonik të Kosovës dhe cilat janë sfidat në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për telekomunikacionin. (zyret e ARKEP, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton kërkesen e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njoftimi i Komisionit lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës si dhe diskuton lidhur me tekstet e reja shkollore e riorganizimin e shkollave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Misioni I USAID-it në Kosovë e hap punëtorin kreative “makerspace” në gjimnazin Dardania- Han I Elezit.  (Gjimnazi Dardania në Hani të Elezit, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon Forumin e FOL Hapur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Apostolova dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar ku temë diskutimi do të jetë ‘Etika në Administratën Publike”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Ajo" nga More Raça dhe "Martesa" nga Blerta Zeqiri. (Kino Armata, ora 20:00)



Ngjarjet e datës 16 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, merr pjesë në përurimin e sheshit "Shkëlzen Haradinaj", zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë përball Hotel Dukagjinit, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të përformojnë 34 anëtarë nga ansambli i Meksikës. (Mitrovicë, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 15 qershor 2019

- Në ditën e çlirimit të Gjilanit bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Oda e Afarzimit të Kosovës dhe kompania Trofta nga Istogu organizojnë ngjarjen tradicionale “Dita e Peshkut” në të cilin do të zhvillohen aktivitete të ndryshme duke përfshirë: Peshkimin dhe gara në mes të ekipeve. (Ambientet e “Trofta” në Istog, ora 10:00)

 - Komuna e Gjilanit organizon trekëndëshin poetik te paqes dhe ndarjen e çmimit “Beqir Musliu”. (Shkolla fillore në Shurdhan, ora 12:00)

- Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” organizon simpozium  për figurën e Mulla Idriz Gjilanit. (Biblioteka e qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit inauguron Sheshin - Jug me performancë artistike nga ansambli “Gjilani”. (Gjilan, ora 19:00)

 - Kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri organizon pritjen përmbyllese për ditën e çlirimit të Gjilanit. (hotel “Astoria”, ora 21:00)

 

Ngjarjet e datës 14 qershor 2019

- Me rastin e shënimit të Festës së “ 14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit aktivitetet fillojnë me pritjen e musafirëve nga kryetari i Komunës së Rahovecit ku me pas nisin edhe homazhet në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve. (Ndërtesa e komunës, ora 8:00)

- Për nder të ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë aktivitet do të fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- OJQ ETEA organizon publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”. (Ambientet e Librarisë “Dukagjini” në sheshin “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social bën përzgjedhjen e ekspertit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve te mobileria “Palma”. (Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve të Misioneve të BE-së lidhur me proceset zgjedhore në Kosovë gjatë periudhës 2013-2017. (Vila Germia, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit më temë “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”, (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimi me temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Asamblea Komunale në Kaçanik, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon vrapimin nga fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë. (Rr. 'Marije Shllaku', kazerma Drini në Gjilan, ora 11:00)
 
- Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj do të demonstrojë se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtëritshme si energjia kinetike nga biçikleta, energjia e erës dhe energjia solare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës  organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.  (Sheshi “Skënderbeu” ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të bëj përurimin e fushës multifunksionale, donacion i Fondacionit Lorik Cana "LC5". (Te çerdhja "Xixëllonjat" në lagjen Pejton, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon prezantimin zyrtar të Stadiumit Kombëtar të Kosovës. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora  11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në prezantimin e projektit të Stadiumit Kombëtar të Futbollit. (Muzeu i Kosovës - Prishtinë, ora  11:00)

- Komuna e Vitisë në 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune do të bënë shpalljën qytetar nderi të komunës së Vitisë ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani & Ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. (Sheshi i Qytetit të Vitisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Gani Gërmizaj, do t'i vizitojnë disa shkolla të komunës për të shikuar mbarëvajtjen e procesit rreth organizimit të tesit të maturës shtetërore. (ShFMU "Abdyl Frashëri", ora 11:30)

- Inaugurohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Përlepnicë të Gjilanit si dhe behët mbjellja e 20 drunjeve. (Fshati Përlepnicë, ora 12:00)

- Komuna e Rahovecit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 12:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane dhe Komisioni për Punë të Jashtme, do të mbajnë takim me përfaqësues të Grupit të Miqësisë për marrëdhënie me shtetet e Evropës jug-lindore të Bundestagut Gjerman. (Objekti i Kuvendit, Salla C-203, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ndarjen e çmimeve për shkollat fituese në garat e diturisë, ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civil në Shëndetësi, Bujqësi, Zhvillim Ekonomik dhe Arsim. (Rek kampusi i shkollave të mesme ne Gjilan, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferenca për media lidhur me rastin e fundit të aferës "Shahini". (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon orën letrare “Muza e lirisë”. (Hotel Park Plaza në Rahovec, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përvjetorin e Kuvendit Rinor. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019në Prishtinë. )(Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit organizon orën historike “Rrugëtimi ynë drejt lirisë″  me ekspozitën e artistëve të Rahovecit me tematikë figurat dhe vlerat e luftës së UÇK-së. (Muzeu i Qytetit të Rahovecit, ora 14:30)
 
- Komunës së Prizrenit nënshkruan marrëveshje tri palëshe te bashkëpunimit në mes Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon koncert festiv për fëmijë. (Palestra sportive ″Mizahir Isma″, 16:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përurimi i Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.  (Obiliq, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli marrin pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të shënohet edhe 20 vjetori i Ditës së çlirimit të kësaj komune. (Komuna e Obiliqit, ora 16:00)

- Komuna e Rahovecit organizon Gara sportive - Turneu i Lirisë (Palestra sportive ″Mizahir Isma″, ora 18:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shpalljen e më të dalluarve  në kulturë, rini dhe sport. (Hotel “Astoria” në Gjilan, ora 19:00)

- DokuFest do të preantojë një eksperiencë unike e të shikuarit të filmave në ambient të hapur me ndihmën e Kinemasë Solare, e cili do të përdorë energji elektrike vetëm nga rrezet e diellit, me shfaqejn e filmit Rafea: Solar Mama. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 13 qershor 2019

- Me rastin e shënimit të Festës së “ 14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit aktivitetet fillojnë me pritjen e musafirëve nga kryetari i Komunës së Rahovecit ku me pas nisin edhe homazhet në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve. (Ndërtesa e komunës, ora 8:00)

- Për nder të ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë aktivitet do të fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- OJQ ETEA organizon publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”. (Ambientet e Librarisë “Dukagjini” në sheshin “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social bën përzgjedhjen e ekspertit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve te mobileria “Palma”. (Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve të Misioneve të BE-së lidhur me proceset zgjedhore në Kosovë gjatë periudhës 2013-2017. (Vila Germia, ora 10:00)

- Në ditën e pestë të festivalit Femart do të organizohet një aktivitet “Kyçu + Angazhohu + Frymëzohu” me pjesëmarrësit e festivalit Femart. (Etno Fshatin Kukaj, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit më temë “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”, (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimi me temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Asamblea Komunale në Kaçanik, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon vrapimin nga fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë. (Rr. 'Marije Shllaku', kazerma Drini në Gjilan, ora 11:00)
 
- Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj do të demonstrojë se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtëritshme si energjia kinetike nga biçikleta, energjia e erës dhe energjia solare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës  organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.  (Sheshi “Skënderbeu” ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të bëj përurimin e fushës multifunksionale, donacion i Fondacionit Lorik Cana "LC5". (Te çerdhja "Xixëllonjat" në lagjen Pejton, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon prezantimin zyrtar të Stadiumit Kombëtar të Kosovës. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora  11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në prezantimin e projektit të Stadiumit Kombëtar të Futbollit. (Muzeu i Kosovës - Prishtinë, ora  11:00)

- Komuna e Vitisë në 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune do të bënë shpalljën qytetar nderi të komunës së Vitisë ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani & Ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. (Sheshi i Qytetit të Vitisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Gani Gërmizaj, do t'i vizitojnë disa shkolla të komunës për të shikuar mbarëvajtjen e procesit rreth organizimit të tesit të maturës shtetërore. (ShFMU "Abdyl Frashëri", ora 11:30)

- Inaugurohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Përlepnicë të Gjilanit si dhe behët mbjellja e 20 drunjeve. (Fshati Përlepnicë, ora 12:00)

- Komuna e Rahovecit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ndarjen e çmimeve për shkollat fituese në garat e diturisë, ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civil në Shëndetësi, Bujqësi, Zhvillim Ekonomik dhe Arsim. (Rek kampusi i shkollave të mesme ne Gjilan, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferenca për media lidhur me rastin e fundit të aferës "Shahini". (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon orën letrare “Muza e lirisë”. (Hotel Park Plaza në Rahovec, ora 13:00)

- Në ditën e pestë të festivalit Femart mbahet punëtoria “Bëhu ritmi”, vallëzim dhe këndim afrikan, nga grupi portugez “Yemadas”. (Qendra “Fidan Lahu” në Fushë Kosovë, ora 13:00 dhe sheshi “Nënë Tereza” në Prishtine, ora 16:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përvjetorin e Kuvendit Rinor. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019në Prishtinë. )(Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit organizon orën historike “Rrugëtimi ynë drejt lirisë″  me ekspozitën e artistëve të Rahovecit me tematikë figurat dhe vlerat e luftës së UÇK-së. (Muzeu i Qytetit të Rahovecit, ora 14:30)
 
- Komunës së Prizrenit nënshkruan marrëveshje tri palëshe te bashkëpunimit në mes Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon koncert festiv për fëmijë. (Palestra sportive ″Mizahir Isma″, 16:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përurimi i Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.  (Obiliq, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli marrin pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të shënohet edhe 20 vjetori i Ditës së çlirimit të kësaj komune. (Komuna e Obiliqit, ora 16:00)

- Komuna e Rahovecit organizon Gara sportive - Turneu i Lirisë (Palestra sportive ″Mizahir Isma″, ora 18:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shpalljen e më të dalluarve  në kulturë, rini dhe sport. (Hotel “Astoria” në Gjilan, ora 19:00)

- DokuFest do të preantojë një eksperiencë unike e të shikuarit të filmave në ambient të hapur me ndihmën e Kinemasë Solare, e cili do të përdorë energji elektrike vetëm nga rrezet e diellit, me shfaqejn e filmit Rafea: Solar Mama. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 21:00)

- Dita e pestë e festivalit Femart do të përfundojë me një shfaqje të veçantë me titull “Kanuni i gruas”, e që është premierë e festivalit, produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis dhe në regji të Arlinda Morinës. (Biblioteka Kombëtare, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 12 qershor 2019

- Presidenti Thaçi pret ish-sekretaren e SHBA-së, Madeline Albright. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)

- Presidenti Thaçi pret Ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster. (Kabineti i Presidentit, ora 9:20)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:45)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti dhe deputeti Liburn Aliu. (Selia e Vetëvendosjes, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ish sekretaren amerikane te shtetit Madeleine Albright. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Me  rastin e 20 vjetorit te Çlirimit të Komunës së Fushë-Kosovës” behën homazhe dhe vendosje e kurorave pranë busteve të dëshmorëve të kombit dhe varrezave të përbashkëta. (Varrezat në Fushë-Kosovë, ora 10:00)

- Riccardo Serri - Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë do të diskutojnë rreth zhvillimit të këtij sektori në vend. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe anëtarët e grupit "Gjurmët" do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i parë, ora 10:00)

- Për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit behën homazhe ne varrezat e dëshmorëve si dhe mbahet manifestimi për nder të ditës së çlirimit. (Landovicë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së Testit të Maturës do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë  “Dr. Ali Sokoli”. (Shkolla e Mesme e Mjekësisë, ora 10:15)

-  Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merrin pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në të cilën marrin pjesë edhe Ish Presidenti i SHBA-se, Bill Clinton dhe të ish Sekretarja, Madeleine Albright. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)
 
- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë solemne kushtuar 20-vjetorit të çlirimit. (Objekti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 12:00)

- Komuna e Fushë-Kosovës organizon vendosjen e gurëthemelit të shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në parkun e qytetit. (Parku afër shkollës fillore “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në vendosjen e gurëthemelit të shtatores së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. (Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Për nder të  141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit mbahet akademi solemne dhe ndarja e dekoratave. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.47. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Me rastin e 20 vjetorit te Çlirimit të Komunës së Gjilanit bëhet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Njësitit të Zjarrfikësve, mantelbardhëve, rojet e pyjeve, artizanatet, fëmijët parashkollor, ekspozitë e hapur me performancë artistike nga shkolla e artit pamor dhe shkollës së muzikës. (Sheshi Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan, ora 13:00)

- Me rastin e 20 vjetorit te Çlirimit të Komunës së Fushë-Kosovës” organizohet programi Festiv. (Ambientet e shkollës së mesme  “ Hivzi Sulejmani”  në Fushë-Kosovë, ora 13:30)

- Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë  zhvillohet "Ecje për liri" - ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss   Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj marrin pjesë në marshin “Ecje për liri” në nderimet para monumentit të KFOR-it dhe në përurimin e bustit të sekretares Albright. (Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit te Bustit të ish- Sekretares se Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright. (Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova, ora 14:35)

- Zhvillohet nje vizitë në Bulevardin Bill Clinton. (Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton, ora 15:00)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj marrin pjesë në zbulimin e pllakës së bulevardit “Bill Clinton”. (Afër shtatores së presidentit Clinton në Prishtinë, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit organizon finalet e turneve të sporteve në festimin e festave të qershorit. (Prizren, ora 15:00)

- Në 20 vjetorin të çlirimit të Kosovës Lëvizja Vetëvendosje! organizon tribunë dhe bashkëbisedim me temën ''Mbi luftën, UÇK-në dhe zhvillimet që pasuan'', në të cilën do të flet Rexhep Selimi. (Hotel Grand, ora 16:00)

- FDH Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë:” Rasti i familjes Bala”. (Qendrae Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli takon ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe e përcjell atë pas vizitës në Kosovë. (Aeroporti i Prishtinës, hapësira zyrtare VIP, ora 16:30)

- Mbahet konferenca ndërkombëtare e sigurisë me motot “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj marrin pjesë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”. (Hoteli Emerald, ora 17:00)

- Mbahet promovimi i librit te ri "Maqedonia nga antika deri te koha jone" nga autori Jusuf Buxhovi. (Libraria Dukagjini, ora 18:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark. (Kabineti i Kryeparamentarit, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim gjeneralin Wesley Clark. (Ndërtesa e Qeverisë, 18:30 - vetëm pamje)

- Komuna e Prizrenit organizon koncerti i Lirisë nga Shqëria Kulturore e Arstiike nga Prizreni dhe Ansambli Popullor i Tiranës. (Sheshi Shatërvan, ora 19:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shfaqjen e Trupës së Baletit. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

- Për nder të  141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit organizohet lëshimi i fishekzjarreve festive. (Kalaja e Prizrenit, ora 23:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)