Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2019
- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti merr pjesë në ceremoninë e pranimit të donacionit nga "Neptun" dhe "JumboO" në çerdhen "Fatosat". (Cerdhja Fatosat në Ulpianë, oren 11:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipi i tij, më 24 dhjetor 2019, mbajnë takimin e madh publik, ku qytetarët mund të njoftohen dhe bëjnë pyetje për gjithçka që ju intereson rreth investimeve e projekteve. (Salla e teatrit të qytetit në Gjilan, ora 11:00)
- - Drejtori për Shëndetësi nga Komuna e Gjilanit, Selami Xhemaili do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)
- Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Autizëm. (Shoqata e Prindërve me Fëmijë me Autizëm, ora 11:00)
- Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, do të organizojë një aksion për dhurimin e gjakut. (Salla e Konferencave Orion, ora 11:30)
- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 249 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Deçanit. (Restaurant "Maturanti", Deçan, ora 12:00)
- Hapet ekspozita artizanale e Thurjes me Tel në Skenderaj. (Hapësirat e shoqatës “Drugëza” në Skenderaj, ora 12:00)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për media për vititn 2019, ku do të merr pjesë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradniaj. (Zyret e AKB-së, Lagja Tophane, ora 13:00)
- Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down. (Shoqata e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down, ora 13.30)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të mbajë konferencën e fundit për medie për këtë vit, në të cilën do të prezantohet puna një vjeçare e kësaj ministrie. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)
- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibiblioteka në Lagjjen “Qafa”. (Lagja Qafa, përball Postës, ora 15:00)
- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 342 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Deçanit. (Oborri i shkollës Dardania, ora 15:00)
- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibiblioteka në lagjen “Arbëria”. (Lagja Arbëria, në fillim të shkallëve, ora 16:00)
- Mbahet pritja solemne nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Qendra “Bogdanipolis” në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ora 18:00)