Ngjarjet e datës 15 Qershor 2020
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit do të vizitojë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. (Shtëpia e të Moshuarve, ora 9:00)- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. (Zyra e Presidentit, ora 9:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
- Shoqata e radio taksive do të protestoi për tri dit rresht para komunës se Prishtinës për mos krijimin e kushteve për punë. (Rreth 50 vetura te auto taksive do te parkohen për rreth objektit te komunës pa e penguar komunikacionin, ora 11:00)
- Pronarë të restoranteve, dhe këngëtarë, protestojnë për moslejimin e organizimit të dasmave. (Para Qeveris së Republikës së Kosovës, ora 11:00)
- Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Bekim Fehmiu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave”, ku protagonist kryesor është Bekim Fehmiu. (Përballë Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)