Ngjarjet e datës 13 Maj 2020
- Partia Demokratike e Kosovës mban një aktivitet (Para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)
- Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani dhe përfaqësues nga kompanitë mbajnë konferencë për medie kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
- Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet MAShTI-t dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro. (Ndërtesa e Ministrisë se Arsimit, ora 11:00)
- Për nderë të ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës dhe çlirimit të fshatit Shqiponjë, mbahen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë (Fshati Shqiponjë, ish-Jabllanicë, ora 11:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milion euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)
- Qeveria e Kosovës, mban mbledhje, ku raportohet për 100 ditshin e qeverisjes. (Qeveria e Kosovës, ora 14:00)
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti mban konferencë për media. (Oborri i Qeverisë, ora 15:00)