Ngjarjet e datës 11 Shtator 2020
- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj, projekt i realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. (Fshati Gjonaj, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:15)
- Në nderim të viktimave te aktit terorist mbi kullat Binjake në SHBA, zjarrfikësat e Prishtinës bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri te shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Dardani, ora 10:00)
- Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit. (Hapësira ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mbanë konferencë me gazetar. (Salla e konferencave në zyren e kryetarit në Gjilan , ora 10:00)
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
- Policia e Kosovës, zjarrfikësat dhe pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA. (Para shtatores së Presidentit Clinton, ora 11:00)
- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të mbajë konferencë për media lidhur me disa raste të cilat janë në trajtim nga ky institucion. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati IV, ora 11:00)
- Punëtorët teknik si dhe ata te sigurimit fizik te cilët punojnë ne QKUK, ne Spitalet Rajonale, ne Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do te protestojnë për një ore, ne vendet e tyre te punës. (Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitoj Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në, ora 13:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Komuna e Prizrenit, organizojnë prezantim publik për pilot ndërhyrjet e përzgjedhura si Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje ndaj ndryshimeve klimatike. (Ambienti i mbrendshëm i kinemasë Lumbardhi, ora 13:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 14:00)