Realizohet ecja "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur"
Ecja ka për qëllim sensibilizimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).
Ecja fillon në orën 11:00, nga sheshi \"Ibrahim Rugova\", duke vazhduar shesheve \"Skenderbeu\", \"Nënë Tereza\" deri te amfiteatri në sheshin \"Zahir Pajaziti\".
Nga Institucionet parashkollore dhe fillore, publike dhe private, është konfirmuar pjesëmarrja e mbi 1000 fëmijëve-nxënësve, së bashku me edukatoret, mësimdhënësit, drejtorët si dhe me familjarët-prindërit e tyre.
Ecjes mund t\'i bashkohen edhe fëmijë të cilët jashtë Institucioneve parashkollore.
Në Ecje do të jetë prezente edhe këngëtarja Rona Nishliu, e cila përmes një fjale rasti, do të jep një mesazh promovues-sensibilizues mbi rëndësinë e shëndetit oral. Një fjalë rasti do ta mbajë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.