Ngjarjet e datës 30 Gusht 2021
- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur organizojnë shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor. (Sheshi “Zahir Pajaziti", ora 9:30)- Dëshmojnë dëshmitarët në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)
- Kryeministri Albin Kurti vendos buçetë me lule te lapidari përkujtimor për personat e zhdukur. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
- Federata e Futbollit të Kosovës nënshkruan marrëveshje me sponsorin e Superligës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 10:00)
- Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)
- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në pranim- dorëzimin e Automjeteve Ushtarake donacion nga ShBA. (Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)
- Përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:30)
- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në shënim të 30 gushtit - Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur zhvillojnë vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit në Merdare. (Afër pikë kalimit kufitar në Merdare, ora 12:00)
- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media lidhur me lansimin e tri grandeve dhe skemave për përkrahje të NMVM-ve nga MINT. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:00)
- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21. (Kampi edukativ nacional në Hajvali, ora 16:30)
- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 19:00)