- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Rekomandimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci raporton para Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike lidhur me Sistemet elektronike për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve, po ashtu në ketë komison raportojn edhe kryetari i bordit dhe kryeshefi i Postës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
- Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Handikos organizojnë ceremoninë e shpërndarjes së 4 karrocave speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 10:00)
- Auto-taksitë të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj inspektoratit dhe policisë se Lipjanit për mos krijimin e kushteve për punë në ANP. (Brenda Aeroportit “Adem Jashari”, ora 10:00)
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale rishqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani do të bëjnë shpërndarjen e mëshqerrave gravide, për përfituesit e thirrjes publike nga kjo drejtori. (Tregu i kafshëve në Arbanë, transiti i vjetër, ora 10:00)
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon panelin për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit". (Shqyrtimi i Raportit vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
- Iniciativa e Re Sociale dhe Qendra e Medias në Çaglavicë mban konferencën për shtyp me temë ‘’Partitë Politike Serbe të Kosovës’’. (Media Center, Çaglavicë, ora 11:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit si dhe njofon lidhur me shkresën nga Sindikata e nëpunësve të shtetit të viteve 90-ta dhe Sindikata e ish policëve të viteve të 90-ta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
- Anulohet Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hysen Durmishi do të mbajnë konferencë per media. (Objekti i ish- Ministrisë së Infrastrukturës, ndërtesa ish- Gërmia kati II, salla B-201, ora 12:30)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪13:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komisionin lidhur me prezanitimin e Raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 14:00)
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla do ta pres në takim zyrtar homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 14:20 - vetëm pamje)
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 15:00 - vetëm pamje)
- Në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve. (Salla e konferencae në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 15:40)
- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. (Ndërtesa e Qeverisë, ora âª16:20)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. (Kabineti i Kryetarit, ora 16:55)
- Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 17:30)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arhim Ajazi do të bëjnë përurimin e terreneve sportive në lagjen Ortakoll. (Lagja Ortakoll, ora 20:00)
- Mbahet promovimi i librit monografik “Muharrem Qena - Ëndërrimtari”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)