Zvicra jep 6,6 milion euro për infrastrukturën e gazit në Shqipëri

Tiranë, 19 mars - Qeveria zvicerane ka ofruar 6,6 milion euro për të mbështetur zhvillimet e mëdha infrastrukturore të gazit në Shqipëri, u njoftua të mërkurën.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ambasadorja zvicerane në Shqipëri Beatrice Maser, Ministri shqiptar i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe nga Ministri shqiptar i Financave Shkelqim Cani.
Z.Gjiknuri deklaroi se ndihma financiare zvicerane ishte një kontribut shumë i rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve të brendshme dhe në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës së gazit në Shqipëri.Ai gjithashtu shprehu angazhimin e tij për bashkëpunime të mëtejshme me qeverinë zvicerane.
Ambasadorja Maser tha se qeveria e Konfederatës Zvicerane do të mbështesë qeverinë shqiptare edhe në fusha të tjera, duke theksuar se më shumë e nevojshme është përmirësimi i legjislacionit të vendit - një nga pesë rekomandimet kryesore të përfshira në raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë.