29 Maj 2023

Tesla do të tërheqë më shumë se një milion makina në Kinë

New York, 14 maj - Së fundmi Tesla do të tërheqë më shumë se një milion makina në Kinë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë.

Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut (SAMR) njoftoi se duke filluar nga 29 maji, kompania amerikane do të tërheq 1,104,622 automjete që janë prodhuar midis 12 janarit 2019 dhe 24 prillit 2023.

Kjo është pothuajse e barabartë me shitjet totale të Teslas në Kinë gjatë një periudhe katërvjeçare. Nga viti 2019 deri në mars 2023, Tesla shiti rreth 1.09 milion automjete në vend, sipas llogaritjeve të CNN bazuar në të dhënat nga shoqatat e industrisë së Kinës.

Modelet që do të tërhiqen përfshijnë Modelin S, Model X, Model 3 të importuar dhe Modelin Kinez 3 dhe Model 6.

Në deklaratë thuhet se mjetet kanë probleme që mund të rrisin gjasat që drejtuesit të ‘gabojnë pedalin e gazit’ për një periudhë të gjatë kohore, gjë që mund të rrit rrezikun e një përplasjeje dhe të përbëjnë një ‘rrezik sigurie’.

Gjithashtu, Tesla tërhoqi më shumë se 2600 vetura Model S të importuara në Kinë në mars, sipas SAMR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)