29 Maj 2023

Volkswagen shet asetet në Rusi

Moskë, 20 maj - Prodhuesi gjerman i automjeteve "Volkswagen" i ka shitur një kompanie ruse asetet e tij në Rusi.

Në një deklaratë me shkrim nga "Volkswagen" thuhet se kompania ka përfunduar shitjen e aseteve të saj në Rusi, kompanisë ruse "Avilon".

Në kuadër të marrëveshjes është shitur edhe kompleksi i prodhimit që i përket kompanisë dhe që ndodhet në Kaluga, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se marrëveshja është miratuar edhe nga ana e zyrtarëve rusë.

Agjencia ruse e lajmeve "Interfax" në lajmin e saj të datës 12 maj tha se marrëveshja ishte në vlerë prej 125 milionë dollarësh.

Më parë në Rusi, asetet e kompanive "Mercedes", "Renault" dhe "Nissan" iu transferuan qeverisë ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)