Indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë shënon rënie për 1.3 për qind
Prishtinë, 8 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2023.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për (-1.3%) në TM1 2023, krahasuar me TM4 2022.
Rënie më të madhe kishte: transporti (-6.9%); materialet (-1.4%); dhe pagat (-0.4%).
Ndërsa, rritje kishte te: kostot e tjera (1.4%); makineritë (0.9%); dhe energjia (0.5%).
Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2022), Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte rritje për 3.3%.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.3% në TM1 2023, krahasuar me TM1 2022.
Rritja kryesisht u vërejt te: transporti (16.4%); makineritë (11.1%); kostot e tjera (10.1.%); pagat (2.8%); dhe materialet (2.4%).
Ndërsa, kishte rënia te energjia me (-14.9%).