24 Dhjetor 2024

Zonat që furnizohen me ujë nga Badoci me reduktime

Prishtinë, 12 mars - Kompania Ujësjellesit Rajonal "Prishtina" ka bërë ditur se mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

"Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes", ka thënë Arieta Mjeku Azizi nga Zyra për Marrëdhënie me Publiku.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badocit si rezultat i reshjeve atmosferike ditëve të fundit, ky liqe gjatë ditës së sotme sipas saj është turbulluar dhe për shkak të ruajtjes së cilësisë së ujit, Ujësjellesi \"Prishtina\" është detyruar të zvogëlojë prodhimin e ujit nga 350 l/s në 150 l/s.

\"Me kapacitetin aktual prodhues jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit, edhe pse, deri në ditën e djeshme furnizimi me ujë për zonat e këtij sistemi ka qenë 22 dhe 24 orë.\"

\"Posa të bie shkalla e turbullirës së ujit në këtë liqe, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, edhe pse, gjithçka varet nga kushtet atmosferike\", theksoi Mjeku - Azizi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)