01 Maj 2024

Zhvillimi i tekstilit garancë për krijimin e vendeve të reja të punës

Prishtinë, 7 mars - Sot në Odën Ekonomike të Kosovës u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në mes të Odës  Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatës së Tekstilit “K-Tex  Association e cila udhëhiqet nga Ardita Rizvanolli dhe ku bëjnë pjesë  ndërmarrjet e tekstilit aktive në Kosovë.

Përmes këtij memorandumi te dyja  palët pajtohen që për  interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe ta ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social në Kosovë.
 

“Në çoftë se bëhet një analizë e thukët e sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë kosovare krahas bujqësisë, ndërtimtarisë, edukimit edhe sektorit të tekstilit ka rendësi te veçante në krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e bilancit të pagesave  dhe promovimit e vlerave kosovare për tërheqjen e investitorëve të huaj. Tekstili në Kosovë ka pasur një rendësi dhe rol të pakontestueshëm në shoqërinë kosovare dhe dua të besoj se në një formë të bashkëpunimit të këtillë do të kontribuojmë ne kthimin e këtij reputacioni” pohoi kreu i OEK-ut.

Gërxhaliu po ashtu shtoi se “shumë ekonomi evropiane dhe më gjerë janë të orientuara më tepër në industri dhe inovacione High Tech dhe dëshirojnë që tekstilin ta bartin në vende të ndryshme më pak të zhvilluara dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga Kosova për tërheqjen e Investitorëve të huaj  si dhe fuqizimin e njësive  të Outsourcing-ut.\"

\"Prandaj besojmë që bashkërisht dhe me mbështetje institucionale do ta arrijmë ketë qellim i cili  duhet të jetë në funksion të gjithëmbarshëm të Kosovës”.

Ardita Rizvanolli- udhëheqëse e kësaj shoqate tha se është e kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe se beson se së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës do të arrijnë suksesin e dëshiruar përmes një partneriteti konstruktiv dhe në veçanti për tërheqjen e investitorëve dhe investimeve te huaja çoftë në mënyre direkte çoftë në mënyre indirekte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)