Zhvendoset gypi i ujit në rrugën "Enver Maloku" në Prishtinë
Në kuadër të projekteve të infrastrukturës, Komuna e Prishtinës do të bëjë zhvendosjen e gypit të ujit GRP me diametër fi 600 mm në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, i cili e bënë furnizimin me ujë nga Badoci deri në rezervuarin e Mirditës. Në këto punime teknike do të asistojë edhe KUR”Prishtina” sh.a.
Zonat që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme janë: Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Lagjja” Bregu i Diellit”( zona jug, lindje dhe perëndim ), “Aktash” ( blloku i fundit ), “Mati 1” dhe Lagjja e Spitalit.
Ndërsa, pjesët të cilat do të kenë çrregullime të lehta të furnizimit me ujë të pijshëm janë: Lagjja” Ulpiana”, ”Tasligje”, ”Taukbashqe”, ”Kolovica”dhe “Sofalia” në Prishtinë.