22 Dhjetor 2024

VV kërkon të ndalen ndërtimet pa leje

Prishtinë, 12 nëntor - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mbajti sot konferencë për media në lidhje me qeverisjen në Komunën e Prishtinës që ka përmbysur për të keq frymën e madhe të ndryshimit, transparencën dhe bashkëpunimin me qytetarët.

Deputeti i Lëvizjes dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Salih Zyba, foli për shpresën që u krijua në Prishtinë në vitin 2013 dhe luftën që u bë ndaj krimit të organizuar.

''Ndryshimet e sjellura, që me qeverisjen e mirë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Komunën e Prishtinës, u vërejtën menjëherë. Sidomos, transparenca, guximi dhe veprimi për ta ndalur degradimin e mëtutjeshëm urban të Prishtinës. Falë kësaj dhe shumë punëve të tjera, Lëvizja u dyfishua me vota, ndërsa në zgjedhjet lokale i fitoi edhe dy komuna tjera dhe e rifitoi Prishtinën'', tha Salih Zyba.

Ai poashtu theksoi edhe heqjen dorë të Shpend Ahmeti nga zbatimi i programit, zotimeve para qytetarëve e votuesve të Lëvizjes dhe të tij personalisht, që i dhanë besimin për të qeverisur mirë.

Ndërkaq asambleisti i Lëvizjes në Prishtinë, Abër Vokrri, foli në njërën anë për sfidat dhe punët të cilat ishin bërë për të lehtësuar jetën e qytetarët dhe ndaluar të keqën në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, kurse në anën tjetër, foli për degradimin e qeverisjes së Shpend Ahmetit në të gjitha drejtimet, madje duke lejuar edhe ndërtimet pa leje.

''Sot jemi deshmitarë se po ndodhë e kundërta. Numri i ndërtimeve në qytet sa vjen shtohet ndërkohë që mungojnë publikimet e lejeve si në portalin e Komunës ashtu edhe nga vetë ndërtuesit, pra kemi rënie apo humbje të plotë të transparencës. Që nga maji i këtij viti, që prej 6 muajsh, nuk është publikuar asnjë leje në web-faqen e Komunës, anipse ky është obligim ligjor. Kur i kemi parasysh këto dy fakte, ka bazë të dyshohet për një fenomen korruptiv, me tentim të fshehjes. Në Komunën e Prishtinës po ndërtohet pa leje. Në qeverisjen komunale të Prishtinës mungon transparenca.'', tha Arbër Vokrri.

Në këtë drejtim asamblesiti Vokrri permendi shembullin e ndërtesës së investitorëve te “Albi Commerce”, e cila njihet si Albi Mall në Veternik. Investitorët viteve të kaluara janë pajisur me leje për ndërtim e rimodelim të objektit me anekset e tij.

 Por një pjesë e madhe e ndërhyrjeve duke përfshirë edhe intervenime në strukturë arkitekturale, në pjesën më të dukshme, në pjesën ballore të objektit, janë bërë komplet pa leje.

Lëvizja Vetëvendosje! vazhdimisht po informohet nga nga qytetarët për ndërtime pa leje që po zhvillohen gjithandej në qytet dhe për të gjitha këto jemi duke mbledhur deshmi.

"Ne i inkurajojmë ata dhe palët e interesuara që të vazhdojnë të na informojnë për çdo lloj shkelje dhe i bëjmë thirrje prokurorisë dhe organeve kompetente që ta trajtojnë këtë rast dhe rastet e ngjajshme." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)