Volvo prezanton modelin më të ri XC60
Stokholm, 28 janar - Volvo prezanton modelin më të ri XC60, i cili pritet të dalë në treg gjatë 2016-ës. XC60 i ri do të ketë pamje sportive në raport me XC90, e përmendet edhe versioni Polestar i cili është duke pritur dritën jeshile më vonë.
Volvo deri në fund të kësaj decenieje do të ofrojë Crossover të vogël i cili në ofertë do të vendoset nën modelin XC60.
Ai do të mund të jetë modeli XC40 që do të ndërtohet nën platformën e re Compact Module Architecture (CMA), të zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë kineze Geely.