06 Maj 2024

Volvo paralajmëroi modelin XC90

Stokholm, 1 dhjetor - Pikërisht në kohën kur gjenerata e tanishme duhet të festonte ditëlindjen e dhjetë, “Volvo” e paralajmëroi pamjen e mundshme të modelit XC90 për vitin 2014.

Sikur që skicat e ofruara, të cilat erdhën nga studio e disenjatorëve nga Kalifornia, po ashtu nga ky vend arrijnë edhe informatat të cilat thonë që modeli i ri do të jetë pak më i vogël sesa paraardhësi, kështu që ai mund të vendoset edhe në kategorinë e të ashtuquajturit “crossover”.

Por, e dhënë më e rëndësishme është se modeli i ardhshëm XC90 do të duhet të jetë modeli parë i cili do të bazohet në platformën “SPA” (Scalable Platform Architecture).

Bëhet fjalë për platformën modulare në të cilën do të bazohen edhe shumë modele të madhësive të ndryshme, dhe e cila për shkak të zgjidhjeve të ndryshme të konstruksionit dhe materialeve që do të përdoren do t’u mundësojë noviteteve të peshojnë rreth 200 kilogramë më pak se versionet e tanishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)