Volkswagen tërheq 8,5 milionë automjete në Evropë
Frankfurt, 18 tetor - Prodhuesi gjerman i automobilave, Volkswagen (VW), deklaroi të enjten se do të tërheqë rreth 8,5 milionë vetura diezel në gjithë Evropën në kuadër të skandalit të ndotjes së motorëve të trukuar.
Deklarata e VW erdhi pasi Ministria gjermane e Transportit urdhëroi se duke filluar nga viti 2016, të gjitha makinat diezel, tip Volkswagen, që kanë programin elektronik për manipulimin e testit të ndotjes së ambientit, duhet të tërhiqen nga qarkullimi në mënyrë të detyrueshme.
Agjencia kombëtare gjermane për sigurinë e automjeteve urdhëroi VW të riparojë 2,4 milionë vetura të shitura në vend me motor të trukuar.