28 Prill 2024

Volkswagen tërheq 168 000 automjete

Frankfurt, 7 tetor - Prodhuesi më i madh evropian i automjeteve Volkswagen ka ftuar për tërheqjen e mbi 168 000 automjeteve të veta diesel të prodhuara gjatë vitit 2010, sepse ekziston rreziku nga djegia për shkak të gabimit në sistemin thithës të motorit.

Agjencia amerikane për siguri në trafik ka njoftuar për këtë tërheqje në faqen e saj të internetit, kurse sipas agjencisë STA janë tërhequr edhe disa automjete Audi A3, të punuar po në atë periudhë.

Nga Volkswageni në komunikatën për opinion kanë shkruar se më shumë rrezik paraqitet në motorët e tyre dylitërsh diesel.

Ata pohojnë se akoma nuk kanë asnjë rast të paraqitjes së incidentit të tillë, por megjithëkëtë pronarët e automjeteve i kanë njoftuar që të shkojnë në servise të autorizuara, ku do t’iu ndërrohen pa pagesë pjesët e motorëve të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)