23 Dhjetor 2024

Volkswagen shënon rritje të fitimeve

Frankfurt, 4 maj - Prodhuesi gjerman i makinave e mori veten pas skandalit të mashtrimit të testeve të shkarkimeve të ndotësve në atmosferë. 

Volkswagen shënoi një fitim në tremujorin të parë, pas tatimit, prej 3,4 miliardë euro (3,7 miliard dollarë) sipas të dhënave të fundit, prodhuesi gjerman i makinave e mori veten pas skandalit të mashtrimit të testeve të shkarkimeve të ndotësve në atmosferë.

”Fitimet e tremujorit të parë, pas tatimit, u rritën me 40 për qind kundrejt të njëjtës periudhë në vitin 2015, kryesisht për shkak të masave të suksesshme të shkurtimit të kostos”, tha në një deklaratë, përfaqësuesi i prodhimit të makinave në Wolfsburg, Gjermani.

Të ardhurat e shitjeve të Volkswagen për këtë periudhë ishin 56,2 miliardë euro, një rritje prej 10.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2015.

“Përpjekjet tona për të përmirësuar efikasitetin dhe produktivitetin në të gjitha fushat e kompanisë janë duke u kompensuar”, njoftoi shefi ekzekutiv i Volkswagen, Matthias Mueller.

Rezultatet e tremujorit të parë të vitit 2016 u ndikuan nga testet e kryera nga prodhuesit e makinave në shtator të vitit 2015 të cilët instaluan një software në miliona makina për të zbuluar shkarkimet e gazit, ndryshuar performancën dhe përmirësuar rezultatet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)