Volkswagen paralajmëron gjeneraten e re te veturave elektrike
Frankfurt, 24 prill - Volkswagen ka paralajmëruar se automjetet nga gjenerata e re e veturave elektrike, të cilat do të dalin në treg nga viti 2020 do të kenë çmime të njëjta si modelet e tyre me motorë konvencional.
Qëllimi i kompanisë është që automjetet elektrike të jenë sa më të qasshme për blerësin mesatar, për të ardhur deri te përdorimi masiv i veturave elektrike.
VW planifikon që deri në vitin 2025, prodhimi dhe shtija vjetore e modeleve me rrymë të arrijë në 3 milionë automjete, dhe mënyra e vetme për arritjen e këtij plani është blerësve tu ofrohen çmime të arsyeshme të automobilave elektrikë, transmeton KosovaPress.
Volkswagen viteve të fundit ka prezantuar tri koncepte të modeleve të ardhshme me rrymë ID heqbek në panairin në Paris më 2016, ID Buzz mini-van në Detroit, në fillim të këtij viti dhe ID Crozz crosover në sallonin e veturave në Shangai.