23 Dhjetor 2024

Volkswagen hap fabrikën e parë në Ruandë

Ruandë, 29 qershor - Grupi gjerman i kompanisë Volkswagen ka hapur fabrikën e parë për montimin e automobilave në Ruandë, që duhet të jetë pikë kthese në përpjekjet e vendit të Afrikës Lindore për të ulur importet e automjeteve nga Azia.

Paul Kagame, Presidenti i Ruandës tha se Afrika nuk do të duhet të jetë deponi për gjëra të përdorura.

“Afrika dhe Ruanda meritojnë më mirë dhe kjo është një nga mënyrat të tregojmë se mundemi”, theksoi Kagame.

Sipas të dhënave të autoriteteve vitin e kaluar në Ruandë, vend me rreth 12 milionë banorë, janë regjistruar 300.000 automobila. Shumica e automobilave, që tashmë janë të përdorura, janë të importuara nga Japonia.

Thomas Schafer, drejtor ekzekutiv i Volkswagenit në Afrikën e Jugut tha se siguria dhe stabiliteti relativ i Ruandës inkurajuan VW-në të hapte një fabrikë në këtë vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)