18 Prill 2025

Volkswagen do të riparojë deri në 11 milionë automjete

Frankfurt, 30 shtator - Firma Volkswagen njoftoi sot planet për të riparuar deri në 11 milionë automjete në mbarë botën, të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik që shmang kontrollin e nivelit të ndotjes.

Kjo çështje shkaktoi një skandal, që i ka dhënë një goditje të rëndë reputacionit të industrisë së makinave gjermane.

Prodhuesi gjerman i makinave tha gjithashtu se 1, 8 makina komerciale janë mes makinave të pajisura me programin e sofistikuar për të shmangur provat e çlirimit të gazeve nga makinat.

Shefi i ri ekzekutiv i Volkswagenit, Matthias Mueller tha se kompania do të kërkojë në dy-tre ditët e ardhshme që të tërhiqen nga tregu makinat e pajisura me programin në fjalë, për t’u riparuar.

Sipas disa ekspertëve, kosto e riparimit mund ta kalojë shifrën e $6.5 miliardë dollarëve.

Firma Volkswagen po përballet me një presion të madh për trajtimin e krizës më të rëndë të biznesit në historinë e saj 78-vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)