Volksvagen pritet t'u ofrojë para klientëve
Frankfurt, 9 nëntor - Në një faqe të njohur interneti për automobilat, thuhet se kompania gjermane e prodhimit të makinave, Volkswagen, po përgatitet ti ofrojë pagesa në para kesh amerikanëve që kanë makina me diezel të kësaj firme.
Këto makina u provua se ishin programuar qëllimisht që të jepnin të dhëna fallso gjatë testeve për çlirimin e gazeve.
Në blogun \"The Truth About Cars\" E vërteta mbi makinat, thuhet se pritet që Volkswagen-i ta njoftojë këtë vendim në ditët e ardhshme.
Vetë kompania nuk ka komentuar publikisht lidhur me pagesat në kesh për konsumatorët.
Në raport thuhet gjithashtu se Volkswagen-i do të fillojë në shkurt të kryejë rregullimet e para të 482 mijë makinave me diezel që janë shitur në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë programin e dyshuar në motorrin e tyre.
Kompania Volkswagen, po përballet me aktpadi të klientëve të irrituar, të cilët kërkojnë kompensim për rënien e vlerës së shitjes së makinave të përdorura Volkswagen and Audi, që përmbajnë programin e paligjshëm. Ky program ka dhënë të dhëna fallso për çlirimin e gazeve nga makinat.