Vazhdon të rritet përdorimi i makinave me gaz
Popullariteti i gazit të lëngshëm (LPG) ose auto-gazit është gjithnjë në rritje për shkak të numrit të konsumatorëve evropianë të cilët blejnë makina me gaz.
Sipas Shoqatës Botërore të LPG, numri i përgjithshëm i automjeteve me gaz në Evropë në vitin 2012 arriti në 494.000.
Shoqata ka parashikuar se deri në fund të vitit 2014 ky numër do të rritet në rreth gjysmë milioni.
Studimi parashikon një rritje të përdorimit të makinave me gaz për dy arsye.
E para qëndron në faktin se burimi i energjisë LPG përmban një vlerë më të lartë kalorifike për njësi, në krahasim me lëndët djegëse siç janë benzina apo nafta.
Kjo do të thotë se LGP ofron një vlerë më të lartë të energjisë, sipas disa analizave mund të jetë pesë herë më efikase në krahasim me karburantet tradicionale.
Një arsye tjetër është se djegia e LGP-së lëshon 33 për qind më pak CO2 se qymyri dhe 15 për qind më pak se nafta, një shifër e konfirmuar nga Agjencia e Mjedisit dhe Menaxhimit të Energjisë.
Sipas disa ekspertëve, njerëzit janë të kënaqur me përdorimin e LPG-së.
\"LPG është një lëndë djegëse e dëshirueshme jo vetëm për arsye të përballueshmërisë së çmimit, por për shkak se ajo është e mirë edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Në ditët e sotme Rusia, Kina dhe vendet e Amerikës përdorin gaz natyror. Bashkitë Turke si Stambolli dhe Ankaraja tashmë janë duke punuar për të futur gazin natyror në të gjithë transportin urban. Vendet në zhvillim, gjithashtu, çdo ditë e më shumë po orientohen nga LPG, \"tha presidenti i Dhomës së LPG Turke pranë komisionit të inxhinierëve mekanikë.
Sipas vlerësimeve, Evropa shpenzon çdo vit më shumë se 30 milion tonë LPG dhe prodhon po të njëjtën sasi.
Kjo mënyrë e funksionimit ndikon në pavarësinë energjetike të Evropës.