Vazhdon shtrirja e rrjetit të kanalizimit në Radulloc, Ranoc-Leskoc dhe Jagodë
Prishtinë, 22 korrik - Në fshatrat Radulloc, Ranoc-Leskoc dhe Jagodë po vazhdon faza e dytë e punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.
Realizimin e punimeve sot e kanë përcjellur nga afër Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Lorenc Marleku.
Kryetari Elezaj theksoi se rrjeti i kanalizimit ka qenë një nga problemet më të mëdha me të cilën janë përballur qytetarët e këtyre fshatrave, por pas investimeve që janë realizuar vitin e kaluar dhe vazhdimit të projektit në këtë vit, tashmë po përmbushët një nga kërkesat kryesore dhe më të nevojshme për qytetarët e kësaj ane.
Projektet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në këto fshatra financohen nga Komuna e Klinës, ndërsa vlera e projekteve janë këto: Në fshatin Radulloc është 27.989 euro, në fshatin Jagodë 32.567 euro, ndërsa projekti për fshatrat Ranoc-Leskoc ka një vlerë buxhetore prej 27.505 euro.