25 Dhjetor 2024

Vazhdon rrënimi i objekteve që ndërtohen në kundërshtim me ligjin

Prishtinë, 11 qershor - Drejtoria e Inspekcionit në vazhdën e ndalimit të ndërtimeve pa leje, pas masave paraprake – vërejtjes së ndaljes së punës sot realizoi një aksion të rrënimit në lagjen “Kalabria”, rr. Rexhep Krasniqi.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla tha se historia e ndërtimeve pa leje në Prishtinë ka përfunduar një herë e përgjithmonë.

“Komuna e Prishtinës është e vendosur dhe e përkushtuar që të parandalojë dhe të rrënojë ato objekte ku ka shkelje të rregullave dhe ligjeve në fuqi.\"

\"Po ashtu, Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me aktivitetin e përditshëm për rrënimin e gërmadhave të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin publik të qytetarëve”, tha Sveçla.

Sot, në kuadër të planifikimit për pastrimin e gërmadhave që për 15 vite e kanë rrezikuar dhe vështirësuare jetën e qytetarëve, Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me aksionet për pastrimin e lokacioneve të rrezikshme për qytetarët, ndërsa aktualisht është duke u realizuar aksioni në rrugën Shaip Kamberi, - lagjja “Dodona”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)