Vazhdojnë punimet teknike në fabrikën e përpunimit të ujit në Badoc
Prishtinë, 13 dhjetor - KURPrishtinash.a. ka njoftuar për të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit Badoc, se nesër, ditë e diel, 13 dhjetor 2015, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 09:00-18:00.
Arjet Mjeku zëdhënëse e Kur Prishtina ka thënë së arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen nga sistemi i fabrikës së Badocit, janë vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike nga kontraktorët, që ndërlidhen me fazën e dytë të investimeve (ndrrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit, riparimi i flokulatorëve dhe rehabilitimi i fabrikës së Badocit në tërësi etj).
Një gjë e tillë sipas saj nuk vlenë për konsumatorët e KURPrishtina sh.a të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit në Albanik/ Batllavë.