23 Dhjetor 2024

USAID i akordon kompanisë Vitex grant që të krijojë 150 vende të reja të punës

Viti, 18 tetor - Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, i shoqëruar nga pronari i kompanisë Vitex, Aqif Ibreahimi.  

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it po i akordon kompanisë Vitex një grant i cili do t’i ndihmojë asaj të rrisë shitjen dhe krijojë deri në 150 vende të reja të punës, nga të cilët 50 gjatë vitit të parë. 

Vitex Sh.p.k. është një kompani startuese e veshjeve e themeluar sivjet, e cila tashmë ka arritur të hyj në partneritet me kompaninë gjermane Wegener Industry Consulting (WIC), të themeluar në vitin 1959 dhe që shtrinë afarizmin e saj në shumë lokalitete anembanë botës. 

Këtij granti, Vitex-i do t’i bashkëngjes edhe një investim vetanak në shumë të njejtë për të mundësuar blerjen e makinerisë së re e cila do të mundësojë zgjerimin e prodhimit.

USAID-i synon që të rrisë konkurentshmërinë dhe të lehtësojë krijimin gjithpërfshirës të vendeve të reja të punës në sektorët e përzgjedhur që janë të gatshëm për rritje, si në: përpunimin e drurit, veshje, TIK (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit), efiqencën energjetike, turizmin natyror, dhe sektorë të tjerë premtues. 

Deri më sot, Fuqizimi i Sektorit Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim (SIDA), ka siguruar 160 grante që kanë mundësuar hapjen e 1975 vendeve të reja të punës, ku janë punësuar 875 gra dhe 940 të rinj.            

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)