Ujësjellësi u bën thirrje konsumatorëve që t’i përmbyllin obligimet financiare
Prishtinë, 18 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 10 ditësh, duke filluar nga dita e sotme që t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2019, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.
Konsumatorët kanë obligim ligjor që, të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar.
KRU ”Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmaruesit privat.
Poashtu, Kompania i’u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara (pagesë me këste mujore prej 12 deri në 36 muaj varësisht nga borxhi i tërësishëm) mirëpo, shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU,,Prishtina,, sh.a.
"Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin."
"Ju ftojmë që, për çfarëdo ankese apo kërkese t’u drejtoheni zyres/departamentit për konsumatorë në KRU”Prishtina” sh.a."
"Çdo ankesë apo kërkesë e juaja do të trajtohet me shumë kujdes nga profesionistë të departamentit për konsumatorë", thekson KRUP.