Ujësjëllesi 'Prishtina' me 174 shkyçje individuale në muajin maj 2018
Prishtinë, 1 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjëllesit 'Prishtina' ka bërë te ditur për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.
Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Vetëm në muajin maj 2018 janë realizuar 174 shkyçje individuale, ku 11 prej tyre janë shkyçë për shkak të zbulimit të kyçjeve ilegale të tyre nga ana e inspektorëve tanë, 163 janë shkyçje individuale për shkak të mospagesave të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa nga gjithsej 174 shkyçje, 54 prej tyre janë rikyçë, pasi që kanë paguar obligimet e tyre ndaj shërbimeve tona.
Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.
Gatishmëria dhe përkushtimi maksimal i ekipeve të shkyçjes, ka bërë që konsumatorët e deritanishëm borxhlinj, të vetëdijësohen për rëndësinë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
KRU ”Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që, të jenë sa më të rregullt në përmbushjen e obligimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive, në rastet me ujëmatës të përbashkët se, faturimi i ujit të shpenzuar do të bëhet në bazë të Rregullorës Nr.02/2016 mbi Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë dhe atë në bazë të Nenit 37.