Ujësjellësi Prishtina bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim
Prishtinë, 21 shtator - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) u ka bërë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e shërbimeve për ujë dhe kanalizim.
KRUP falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit!
"Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin."
"Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara", thekson KRUP.
Përveq pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.
Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milion euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milion euro.
"Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat", njofton KRUP.