Ujësjellësi paralajmëron reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës
Prishtinë, 15 qershor Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina sh.a. njofton të gjithë konsumatorët se gjatë ditës së shtunë do të ketë ndëprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinës.
\"Do të ketë punime teknike në rrugën Rexhep Mala ku do të bëhet realizimi i kycjeve në linjën e re në magjistralen e gypit furnizues Fi-450 mm. Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të shtunën që nga ora 04:00 19:00 në rrugën Agim Ramadani, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhagjereve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit\", thuhet në një komunikatë të kompanisë.
Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga KRU Prishtina sh.a me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka.