Ujësjellësi paralajmëron për nesër ndërprerje të uji në tre lagje të Prishtinës
Prishtinë, 9 qershor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Aktash, Muhaxhirët dhe Bregu i Diellit në Prishtinë, se nesër duke filluar nga ora 09:00-13:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, instalimi i ujëmatësve zonal në gypin furnizues fi 315 mm te rezervuari i Mirditës në Prishtinë.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura.