Ujësjellësi nis punime teknike në Bregun e Diellit
Prishtinë, 8 prill - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar konsumatorët e lagjes Aktash dhe Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, se për 15 ditë, duke filluar nga dita e sotme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm prej 2 deri në 3 orë gjatë ditës.
Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për këto dy zona të kryeqytetit për gjithsej 15 ditë, janë të ndërlidhura me punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujit, me çrast , duke filluar nga dita e sotme ekipet teknike të KURPrishtina sh.a. do të fillojnë me eliminimin e rrjetave të vjetra të ujësjellësit që janë ende në funksion, për ti funksionalizuar rrjetat e reja që janë instaluar kohëve të fundit.