28 Prill 2024

Turqit drejt Mesdheut për eksplorime gazi e nafte

Stamboll, 24 shtator - Një anije turke është nisur për në lindje të Detit Mesdhe për të filluar eskplorime për gaz dhe naftë në ujërat në veri të Qipros.

Pamjet televizive treguan anijen e kërkimeve Piri Reis të largohej nga një port i Egjeut të premten.

Nisja e anijes vjen pasi Turqia dhe qipriotët turq në Qipron veriore nënshkruan një marrëveshje të mërkurën për të bërë eksporime për naftë dhe gaz në lindje të Detit Mesdhe.

Bashkimi Evropian e kundërshtoi vendimin i cili erdhi si reagim ndaj një lëvizje të ngjashme nga grekët e Qipros që njihen nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri turk i Energjisë Taner Yildiz tha të enjten se nuk priste tensione në Mesdhe në një periudhë afatshkurtër.

Turqia është i vetme shtet që e njeh Qipron turke në veri të ishullit. Qiproja ka qënë e ndarë që nga viti 1974 ndërmjet veriut të kontrolluar nga turqit dhe jugut të kontrolluar nga grekët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)