04 Maj 2024

Turqia prodhon një autoblind të ri

Ankara, 1 maj - Autoblindi Arma 8x8 me 8 rrota aktive është projektuar për kushte të vështira terreni.

Automjeti luftarak i blinduar mund të ngjitet në vende me pjerrësi të lartë, mund të ecë në ujë.

Gomat që çahen është në gjendje ti fryjë vetë e riparojë vetë.

Autoblindi “Arma” mund të transportojë personel dhe është shumë i rezistueshëm ndaj shpërthimit të minave.

Personeli që ndodhet brenda në automjetin e blindur nuk preket shumë as nga shpërthimi i minave anti-tank.

Autoblindi natën mund të vazhdojë rrugën pa pasur nevojë të ndezë dritat.

Pesha maksimale e autoblindit është 24 tonë dhe mund të transportohet edhe me avionët e tipit C-130.

Autoblindi “Arma” mes pajisjeve të tjera luftarake përmban edhe raketahedhës RPG dhe mortaja për predha tymuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)