Trump kërcënon me taksë Toyota-n nëse prodhon makina në Meksikë
Washington, 6 janar - Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi se do të vendosë një taksë të lartë për prodhuesin e automjeteve Toyota nëse modeli Corolla prodhohet në Meksikë.
Pas deklaratës, aksionet e kompanisë në bursat amerikane u ulën me 0.7 për qind, duke arritur kuotën më të ulët prej 120.32 dollarë amerikanë.
Në përgjigje, presidenti i Toyota-s për Amerikën e Veriut, Jim Lentz, tha se qendra e prodhimit në Meksikë nuk do të reduktojë ndonjë vend pune në ShBA.
\"Kjo fabrikë e re e prodhimit përbën një investim prej rreth 1 miliard dollarë, që është investimi më i madh i Toyota-s në Meksikë deri më sot. Ajo do të krijojë rreth 2,000 vende të reja pune dhe do të ketë kapacitet për të prodhuar mbi 200.000 automjete çdo vit.\"
Trump i tha kompanisë General Motors ta prodhojë modelin Chevy Cruze në ShBA ose të ndeshet me një taksë të lartë.
Ford gjithashtu u kërcënua nga Trump në lidhje me planet për të prodhuar automjete në Meksikë.
Toyota njoftoi të martën se ka filluar të lëvizë qindra vende pune nga selia në veri të Kentucky-it, si pjesë e konsolidimit në mbarë vendin.