Trichet kërkon nga vendet e industrializuara reduktimin e borxheve

Bruksel, 28 gusht - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet kërkoi nga vendet industriale që të ulin me radhë borxhet e tyre.
Qeveritë dhe bankat qendrore do të duhej të gjenin një rrugë për të pakësuar borxhet e tyre të krijuara gjatë krizës financiare dhe ekonomike, por në të njëtën kohë pa e dëmtuar procesin e zhvillimit ekonomik, tha Trichet gjatë takimit të rregullt vjetor të bankave monetare në Jackson Hole në shtetin federal amerikan Wyoming.
Kryetari i Bankës Qendrore të SHBA-së, Ben Bernanke, tha se FED-i në rast nevoje do të mbështesë me masa shtesë koniukturën jostabile në Shtetet e Bashkuara.