Trepça nënshkruan kontrata për shitjen e Plumbit dhe Zinkut

Mitrovicë, 25 shtator - Sot menaxhmenti i Trepçës përfundoj procedurat e nënshkrimit të kontratës për shitjen e koncentratit të Plumbit (Pb) dhe Zinkut (Zn) me dy kompani prestigjioze, të dëshmuara për aktivitetet e tyre në këtë lëmi.
Menaxher i Trepçës, AhmetTmava ka njoftuar se kontratat e nënshkruara, të leverdishme për Trepçën krijojnë bazë për tejkalimin e vështirësive momentale në të cilën ndodhet Trepça.
\"Problemet financiare të krijuara janë rezultat i mungesës së licencës për katër muaj dhe mos definimit të statusit të Trepçës.\"
\"Andaj, kërkojmë nga institucionet shtetërorë të jenë koherent me problemet me të cilat ballafaqohet Trepça dhe sa më shpejtë të sqarohet statusi zhvillimor i Trepçës\", theksoi Tmava.