26 Dhjetor 2024

“Trepça” me rritje të prodhimit për 34 për qind

Mitrovicë, 28 tetor - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Safet Kamberi, ka vizituar Kombinatin “Trepça”, ku është pritur nga menaxheri, Ahmet Tmava dhe zëvendës menaxheri, Ibush Jonuzi.

Gjendja e përgjithshme aktuale në “Trepçë” dhe bashkëpunimi ndërmjet këtij gjiganti të dikurshëm dhe komunës, ka qenë temë kryesore e bisedës.

Menaxheri i “Trepçës”, Ahmet Tmava e njoftoi fillimisht kryetarin Bahtiri ecuritë aktuale në këtë gjigant të dikurshëm ekonomik të vendit, duke thënë se ka ecuri pozitive sa i përket prodhimit dhe zgjerimit të kapaciteteve.

“Kemi rritje të prodhimit për 34 për qind, që është një tregues trimërues për të ardhmen. Ne synojmë që rritje të këtillë të prodhimit të kemi edhe në dy vitet e ardhshme, në mënyrë për tri vite prodhime të rritet 100 për qind dhe jemi shumë optimistë se kështu do të ndodhë. Me këtë trend të prodhimit, Trepça po ecën rrugës së rikthimit të namit që kishte dikur”, ka thënë Tmava.

Menaxheri Tmava njoftoi po ashtu  se pagat për 1.500 punëtorë sa aktualisht i ka “Trepça”, janë duke u paguar nga të ardhurat e kombinatit, që tregon për kthesat pozitive që janë bërë në të, edhe në aspektin financiar.

Sipas Tmavës, gjasat janë shumë të mëdha që në Trepçë së shpejti të filloj punën një repart i Metalurgjisë së Zinkut, ndërsa në Ajvali të realizohet një projekt i bashkëfinancuar me Qeverinë e Çekisë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka përgëzua menaxherin Tmava për punën e mirë që po bënë në Trepçë dhe për kthesat pozitive që janë bërë aty.

Ai ka thënë se Komuna është jetësisht e interesuar për këndelljen e plotë të këtij gjiganti të Kosovës, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm për zhvillimin e Mitrovicës, por edhe të vendit në përgjithësi dhe se në këtë drejtim mbështetja e Komunës nuk do të mungoj asnjëherë.

Kryetari Bahtiri është interesuar edhe për mundësinë e largimit të mbeturinave në kompleksin industrial të Trepçës, për çka menaxheri Tamava tha se aktualisht në këtë drejtim nuk mund ët bëhet asgjë, për shkak të statusit ende të padefinuar si duhet të Trepçës, edhe pse nga këto Kombinati do të mund të përfitonte dhjetëra milionë euro.

Kryetari Bahtiri dhe menaxheri Tmava, janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit të mirëfilltë dhe se në këtë aspekt ka mundësi të shumta, duke përmend këtu realizimin e projekteve për mirëmbajtjen e ambienteve përreth stadiumeve të futbollit e gjetiu, ku pronarë të hapësirave janë Komuna dhe Kombinati.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)