01 Maj 2024

Trepça e aktivizuar garanc e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Prishtinë, 2 mars - Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës me rastin e vizitës në Ndërmarrjen Trepça ka thënë se që 12 vjet e tërë Kosova presin lajme të mira nga Trepça përderisa nuk e kanë bërë asnjë hap domethënës drejt inkurajimit të rikuperimit të këtij gjiganti ekonomik.

E vërteta për Trepçën sipas tij është shumë e thjeshtë nga këndi biznesor dhe logjika ekonomike, aq sa Trepçës i duhet Kosova për ta kthyer namin e dikurshëm të liderit ballkanik në prodhimin e një numri të madh të metaleve strategjike, po aq edhe Kosovës i duhet Trepça nëse sinqerisht synon të krijoj një ekonomi të qëndrueshme, efikase dhe konkurruese në tregun e jashtëm.

Kjo siç ka theksuar Gerxhaliu do të thotë se fati i Trepçës dhe Kosovës është i përbashkët dhe se ai nuk mund të ndahet.

"Në fund - ja do të ngadhënjejnë të dy anët ja Kosova do të shndërrohet në vrimë të zezë ekonomike në rajon, ndërsa minierat dhe oxhaqet e Trepçës do ti mbuloj pluhuri i harresës", është shprehur ai.

Kosova sipas tij nuk e ka luksin ta neglizhoj Trepçën dhe perspektivat e zhvillimit t'i kërkoj diku tjetër.

"Mirë është të ndërtohen autostradat, por ato do të humbasin kuptimin nëse shfrytëzohen vetëm për import, ndërsa jo edhe për eksport të mirave nga Kosova."

Gerxhaliu ka thënë se edhe fuqitë më të mëdha ekonomike në botë kanë filluar të investojnë shuma marramendëse në rritjen e kapaciteteve të veta të prodhimit të metaleve.

Madje sipas tij edhe një Kinë – që nga mesi i këtij shekulli do të barazohet ekonomikisht me Amerikën – nuk përton që edhe nga Kosova të importoj lëndën e parë nga hekurishtet.  

"Trendët afatgjata në tregjet ndërkombëtare të metaleve tregojnë një rritje kontinuale pikërisht të atyre metaleve që Trepça mund ti prodhoj me bollëk. Kjo është një rrethanë tjetër e volitshme ndërkombëtare që Kosovës ia mundëson që ti kthehet gjigantit të vet më të madh prodhues", ka theksuar Gerxhaliu.

Ky kthim sipas tij mund të bëhet vetëm në dy mënyra:

-      që pas autostradës për Shqipëri e gjithë fuqia për investime kapitale të përqendrohet në revitalizimin e Trepçës apo

-      të gjitha forcat të përqendrohen në gjetjen e një partneri serioz ndërkombëtar i cili do të investoj në ngritjen në këmbë të ndërmarrjes sonë më përfituese.

"Cila do çoftë rrugë të zgjidhet, përfundimi i saj do të shndërroj Trepçën në lokomotivën e progresit tonë ekonomik", ka pohuar në fund ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)