Tre zona furnizuese me mungesë të ujit të pijshëm
Prishtinë, 14 nëntor - Kompania Rajonale e e Ujësjellesit Prishtina ka bërë të ditur se për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, në një rrjedhje uji në lagjen” Tophane”, sot nuk keni ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe të I’u rikthehet furnizimi me ujë. Kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj.
Derisa, në lagjen “ Mati 1 “ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat , për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit.
KRUP ka njoftuar se mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjindet.
Ne jemi në shërbimin tuaj, andaj ekipet janë në teren, që të gjejnë shkaktarin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm.