25 Prill 2024

Toyota ndërpret prodhimin e makinave në Francë

Paris, 21 gusht - Prodhuesi japonez i veturave Toyota do të ndalojë për dy javë prodhimin në fabrikat e saj në qytetin Onnaing të Francës, pas problemit në furnizimin e disa produkteve për shkak të koronavirusit.

Në deklaratën e zëdhënësit të “Toyota” në Francë, thuhet se prodhimi, i cili ishte planifikuar të fillonte më 23 gusht në fabrikën në Onnaing, është shtyrë deri më 6 shtator për shkak të problemit në furnizimin e disa produkteve si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Nga 5.000, që është numri total i personelit që punon në fabrikën ku prodhohet modeli “Toyota Yaris”, 4.500 prej tyre do të duhet të bëjnë një pushim të përkohshëm gjatë këtij procesi dhe se personeli në fjalë do të marrë 84% të pagave gjatë kësaj periudhe, thuhet në vijim të deklaratës.

Në një deklaratë të hershme “Toyota” kishte njoftuar se prodhimi do të ndalohej përkohësisht në 27 linja prodhimi në 14 fabrika për shkak të problemit të furnizimit me çipa në Japoni.  

Në deklaratë ishte thënë gjithashtu se kjo do të shkaktonte një rënie prej 40% të normës mujore të prodhimit të shpallur më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)