23 Dhjetor 2024

Toyota Motor do të investojë 10 miliardë dollarë në SHBA

Tokio, 11  janar - Korporata automobilistike më e madhe japoneze, “Toyota Motor”, do të investojë 10 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidenti i kompanisë, Akio Toyoda, disa ditë pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, kritikoi hapjen e një fabrike të re të Toyotës në Meksikë, njoftuan të martën media japoneze.

“Presidenti Toyoda bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp në panairin ndërkombëtar të makinave në Amerikën e Veriut, në Detroit, kur automobilistika japoneze prezantoi modelin e ri të Camry 2018”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo News”.

“Camry ka qenë një nga arsyet pse ne kemi investuar 22 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 60 vitet e fundit, si dhe arsyeja pse do të investojmë edhe 10 miliardë të tjera në SHBA vetëm në pesë vitet e ardhshme”, tha Toyoda.

Njoftimi erdhi pasi Trump kërcënoi të enjten për vendosjen e taksave të rënda ndaj korporatës automobilistike nëse ajo vendos të ndërtojë një fabrikë të re në Meksikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)